Financial Times: KE rekomandon
këtë javë heqjen e vizave për Kosovën

Financial Times: KE rekomandon<br />këtë javë heqjen e vizave për Kosovën
Kosova pritet të bëhet anëtari më i ri që do të përfitojë nga liberalizimi i vizave në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat kosovare duke cituar Financial Times.

“Komisioni Evropian pritet që të këtë javë të rekomandojë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, përkundër që pesë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk e njohin zyrtarisht shtetin ballkanik”, shkruan FT.

Kosova bashkë me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Turqinë pritet që të fitojë aprovimin për lëvizje të lirë nga Komisioni Evropian këtë javë, shkruan FT, teksa thirret në burime të përfshira në proces.

Megjithatë sipas këtij mediumi shtetet anëtare të BE-së apo Parlamenti Evropian mund ta bllokojnë këtë proces.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten