'Financieri i Habilajve'/ Nezar Seiti mbetet pa avokat, Detar Hysi tërhiqet nga mbrojtja (Letra)

'Financieri i Habilajve'/ Nezar Seiti mbetet pa avokat, Detar Hysi tërhiqet nga mbrojtja (Letra)

'Financieri i Habilajve', Nezar Seiti

I njohur si një nga njerëzit më të afërt të Moisi Habilajt "kokës" së grupit kriminal që ka trafikuar tonelata drogë drejt Italisë, Nezar Seiti mbetet pa avokat mbrojtës. "Financieri i Habilajve", u la në arrest shtëpie nga Gjykata e Katanias në shtator të vitit të kaluar (Lexo këtu) ku u ekstradua për llogari të hetimeve të drejtësisë italiane për dosjen voluminoze të Habilajve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Ditën e sotme avokati i tij, Detar Hysi, njoftoi tërheqjen nga mbrojtja. 

Avokat Hysi ka deklaruar se nuk do jetë përfaqësuesi i Nezar Seitit në seancën e 4 shkurtit, pas nuk ka komunikuar me të. "Në kushtet e moskomunikimit me të pandehurin, e kam të pamundur vazhdimin e mbrojtjes", thuhet në letrën e avokatit Hysi. Nezar Seiti ndodhet ende nën masën e arrestit shtëpiak dhe pritet që javën e ardhshme, me 4 shkurt të dalë përpara Gjykatës italiane për t'u njohur me vendimin. 

Letra e tërheqjes së avokatit Detar Hysi

Seiti është një ndër 10 të pandehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Katanias në Itali. Nezar Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda së bashku me Armando Koçerrin. Nezar Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg