Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama nga Sarajeva ku po mbahet forumi me temë “Integriteti i Partive politike” që organizohet nga Instituti Demokratik Amerikan kërkoi më shumë trasnparencë në financimin e partive politike.
 
Sipas tij, korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.
 
"Transparenca e financimit të partive është dëshmi e integritetit të tyre. Transparenca rrit integritetin dhe integriteti ushqen transparencë.
 
LSI është modeli i transparencës së financimit të partisë. Korrupsioni nuk është vetëm në strukturat shtetërore, por edhe në ato partiake.
 
Zbatimi i ligjit, integritetit dhe transparenca është kusht për të rritur besimin tek partitë
" u shpreh ai.


dy.b/shqiptarja.com