“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth 500 mijë dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazmë”- kështu thuhej në burimin e qeverisë amerikane, një deklaratë kjo që ktheu sytë nga Lulzim Basha.

Si ish drejtues i Partisë Demokratike atë periudhë, emri i Bashës u ‘valëvit’ ditën e sotme si personi direkt përgjegjës për skandalin e financimeve ruse në PD. Por për analistin Frrok Çupi e vërteta është ndryshe. Ka qenë lidhja e vjetër e ish kryeministrit Sali Berishës me Moskën ajo që ka sjellë PD-në në këtë gjendje, e cila sipas gazetarit, u formua nga komunistë.

I intervistuar nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj, Çupi zbuloi se në PD, nga lidhjet e Berishës u injektua një sjellje ruse, ku të gjitha zhvillimet dhe intensiteti  i ngjarjeve në to, përkon me një vend si Rusia.

‘Është e njohur prej shumë viteve që një gjë ndodh në këtë vend. Kemi prekur me duart tona me lëkurën tonë efektet ç’kanë kanë shkaktuar këto. Rusia është tipike që e ka në faturën e vetë, në mënyrën e vetë sesi funksionon, financon parti politike, media, shtyn kaosin, e çon situatën deri në gusht shteti.(…) Rusia prej vitesh, unë mendoj që Partia Demokratike ka pasur lidhje me Rusinë që në 91-shin. Efekti më i madh që mori kjo situatë ishte se ne nuk u ndamë kurrë nga komunizmi. PD mori një trajtë që s’kishte lidhje me demokracinë dhe kjo ishte një lëvizje dubël Serbi. Në PD u instalua e njëjta metodë, vrasja, helmimet siç i ka Rusia.’- tha Çupi.

Çupi u ndal edhe në emra konkret për ta theksuar këtë përqasje pro rusë në PD, e cila sipas analistit e kishte zanafillën qysh prej vitit 1991.

‘Rastet janë këto, Pjetër Arbnori lideri i madh i PD-së, i cili për shkak të një helmimi shkoi në botën tjetër. Ali Spahia po ashtu, ish ministri i mbrojtjes i cili u urdhërua të sulmonte me ushtrinë e shqipërisë zonat e jugut, Zafer Xhulali të njëjtin fat pësoi.

Të gjithë komunistët më të egër në 92 u mblodhën në PD dhe në pjesën tjetër mbeti një realitet i caktuar dhe sot e kësaj dite kemi efektet e kësaj metode, PD tashmë nuk arrin të ngrihet më. Stili rus nuk mund të gjenerojë më pozitivet.’- pohoi Çupi.

Se cili drejtues i PD-së, duhej të kryqëzohej Çupi tha pa hezitim emrin e Berishës, ndërsa Bashën e cilësoi si një viktimë që i përngjan gjithë kalvarit plot faje të Koçi Xoxes.

‘Asgjë deri në 9 shator në 2021 nuk ka ndodhur asgjë pa lejen e Berishës dhe Basha është një njeri që ka firmosur, tashmë viktimë por sigurisht është element i përdorur prej Berishës. Njeriu që ka lidhje me Moskën dhe ka pasur është padyshim është Berisha. Është e turpshme të thuash gënjeshtra. Siç e bënë me Koçi Xoxen të gjitha ai i hante.’- tha Çupi ndër të tjera për Report Tv.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe çfarë e lidh me rusët? Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e paravee  duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria. Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.