Financimet ruse në PD, Hajdari: Kushdo që është përgjegjës të hetohet! Lidershipi? Berisha do mjekojë plagët që la Basha

E rikthyer tashmë në PD për të përmbushur misionin e saj, Rudian Hajdari në Report Tv u shpreh se për të qenë një forcë opozitare, demokratët duhet të bashkohen.

E intervistuar nga gazetari Arbër Hitaj, Hajdari u pyet edhe për financimet ruse në PD ku tha se personi përgjegjës duhet të hetohet nga drejtësia.

‘Mendoj që është një rast që duhet parë me vëmendje dhe pasojat duhet t’i marrë personi përgjegjës dhe të hetohet nga drejtësia.’ Tha Hajdari.

E pyetur për të gjitha vendimet e Bashës për PD që nga bojkotimi i zgjedhjeve deri te djegia e mandateve, Hajdari i cilësoi si zgjedhje të gabuara dhe se Basha duhet të mbajë përgjegjësi.

‘Mendoj që kushdo që ka ndikuar në vendimet e heqjes së mandateve s’ka qenë pro BE, SHBA dhe perëndimit. Mbaj mend që dikur ata ishin kundër bojkotimit të zgjedhjeve dhe djegies së mandateve. Pra ishte një zgjedhje e gabuar, se them dot kush dhe si por Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Arriti të dëmtonte jo vetëm PD por edhe shpresën te populli për një opozitë dhe për të qenë në tregun politik. Këto veprime qytetarët nuk i pritën mirë.’- tha ajo.

Ish deputetja e PD-së, foli edhe për lidershipin  e ri me emra të vjetër ku tha se nëse vullneti i demokratëve kërkon Berishën, atëherë ky i fundit është i vetmi që mund të mjekojë plagët që Basha la pas.

‘Ajo që më shqetëson për PD është se duhet të ketë patjetër bashkim dhe e shoh rikthimin tim për t’u rikthyer nga aty ku u zbova nga një lidership të ashtuquajtur si të padenjë, S’pata mundësi dikur se Basha e kishte kategorike mos të kthehesha. Duke marrë parasysh që jam e bija e Azem Hajdarit dhe qëndrimit të mëparshëm unë s’kisha asgjë me PD dhe u  sulmova padrejtësisht. Por unë jam rikthyer në PD se është pjesë e misionit tim. Sa i përket lidershipit unë besoj te vullneti i demokratëve. Kam dyshime për lidershipin por s’i hyj dot vullnetit të demokratëve që unë mendoj se në masë kanë idenë e tyre pse në këto momente është zoti Berisha dhe për të mjekuar plagët që Basha i la pas.’- tha ajo.

Pyetje: Keni negociata me Alibeaj?

‘S’ka ende vendim gjykate por se përcakton gjykata vullnetin e një partie. S’mendoj se kanë kapacitetin që të organizojnë zgjedhje të atilla dhe të mendojnë që demokratët do i mirëpresim pa bashkimin e plotë të PD. Çdolloj përpjekje për t’u përçarë është në dëmin e PD.’- tha Hajdari.

Pyetje: Çfarë e pengon bashkimin e PD-së?

‘Bashkimi mendoj që duhet të bëhet rreth ideve dhe jo individëve për aq kohë sa ata që janë brenda parlamentit e shohin si respekt të zotit Basha se u ka dhënë postin e Deputetit’- tha Hajdari.

Pyetje: Pra mendoni se është zoti Basha?

‘Unë mendoj se po bëjnë qokën e tyre duke qenë se kanë postin e deputetit. Por kjo lloj përqasjeje nuk i hyn në punë askujt.

Se shikoj fare rikthimin e Bashës se është politikisht i vdekur çdo lloj tentative është e kotë që nuk rizgjon asnjë lloj shprese’- u shpreh ajo,

E pyetur mbi aleancën me partinë e Lirisë duke u nisur edhe nga prezenca e pakët e demokratëve të PD-së në protestën e tij Hajdari e cilësoi si marrëdhënie të shëndetshme.

‘Çdo raport që PD ka me forca opozitare është i mirëpritur dhe synimi është kundër regjimit të Ramës i cili ka kapur çdo pushtet të mundshëm. Unë e shoh të shëndetshëm.’- tha Hajdari.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD:
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe çfarë e lidh me rusët? Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e paravee  duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria. Më pas prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur për falsifikim dokumentash ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt lidhur me pagesat për firmën Muzin. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë shpjegime të ndryshme për pagesën 500 mijë dollarëshe, duke u shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/09/2022 15:47

    Kjo do gernete jevgu ne mjes, dreke e darke.

    Përgjigju
  • Tutu: 21/09/2022 14:56

    Mut i jati… dhe kak e bija …!! Na nxorre malin e Nafijes se dybekut…..

    Përgjigju
  • Ali: 21/09/2022 13:11

    Kur flet kjo te ben me vjedh,mbron Berishën qe i ka vra baben,vetem per karrige e me zgrap,sic ka ba familja e saj gjithmon

    Përgjigju
    • Era: 21/09/2022 18:17

      Pse i jepni mikrofonin kesaj analfabete qe vjen ere dy ire larg.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie