Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i bëri thirrje SPAK të hetojë financimin e partive politike.

Sipas tij, partitë politike financohen me dhjetëra miliona euro në fushata.

“Në fakt pyetja ime për Dumanin për parregullsitë në zgjedhje, ku flirtet për përdorimin e administratës, por pika nevralgjike, është financimi i partive politike. Të gjithë e dinë sesi financohen këto parti, me dhjetëra mln euro. Sidomos partia që është pushtet, e cila e kthen fushatën në një lavatrice të pastrimit të parave dhe në një kanal gjigand të oligarkisë. Çdo ndërmarrje që nuk justifikon financat, është subjekt i drejtësisë dhe jo më partitë politike. Do doja që hetimin ta nisnin nga LB, dhe më pas partitë e tjera. Duhet që të hetoni jo vetëm të korruptuarit, por edhe ata që korruptojë.

Edhe pse duhet të përgëzuar SPAK, ka çuar në hetim dy zv.kryeministra të kësaj qeverie, kemi një lloj paradoksi. Zv.kryeministri që është larguar dhe është në arrati, nxjerr akuza kundër kryeministrit, ndërkohë që gjithë ministrat dhe kryetari i bashkisë që është në burg, nuk flasin. Prandaj duket se në sistemin e drejtësisë që kemi ngritur, ata që kapen i tremben më shumë hakmarrjes së kryeministrit sesa sistemit të drejtësisë’, tha Redi Muçi në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Nuk i bëri asnjë pyetje, Berisha sulmon Dumanin ‘pas shpine’ kur ikën nga Kuvendi: Mashtrues ordiner, i shpifur! Blushi: Patronazhist (VIDEO)