Financimi i spitaleve, ISKSH: Do ndryshojë skema

Financimi i spitaleve, ISKSH: Do ndryshojë skema
Spitalet publike në vendin tonë do të financohen sipas nj skeme të re. Ata nuk do t’i marrin më paratë sipas kërkesave të tyre, por sipas performancës. Pra sa I shfrytëzojnë kapacitetet që kanë. Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit ët Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ka shpjeguar se metoda aktuale e pagesës në spitale bazohet në buxhet historik. “Kjo metodë, e shoqëruar me mungesën e autonomisë spitalore dhe nivel jo të mirë menaxhimi është faktor pengues për stimulimin e ofruesve në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe për rrjedhojë nuk stimulon ofrimin e shërbimeve eficiente dhe me kosto efektivitet. Kjo lloj metode në të njëjtën kohë nuk rrit besueshmërinë e popullatës dhe të pacientëve tek sistemi jonë shëndetësor dhe gjithashtu nuk favorizon një shpërndarje të drejtë të burimeve financiare të bazuara në performancë, në nivele spitalesh apo në popullsinë në cilën ato shërbejnë”, - ka thënë Hana. Sipas saj, nga monitorimi i kontratave me spitalet ata kanë vënë re se një sërë treguesish të tjerë të aktiviteteve spitalore siç është shfrytëzimi i shtratit apo mos-ofrimi i shërbimeve për të cilat spitalet financohen janë në një nivel të ulët. Kështu, kjo metodë financimi nuk i stimulon spitalet që të jenë të interesuar në ofrimin e shërbimeve eficiente dhe produktive. “Mendojmë se ka ardhur koha që të kalohet në pagesë për performancë që do të thotë pagesë për numrin e pacientëve, ditë qëndrimin në spital dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet”, - ka thënë më tej ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza