Një komitet nismëtar prej 15 qytetarësh, kryesisht nga Korça, ka paraqitur pranë KQZ-së një kërkesë për pajisjen me fletët tip për mbledhjen e firmave të qytetarëve, me qëllim paraqitjen e një projektligji qytetar.
Nisma synon financimin nga shteti të trajtimeve shëndetësore të specializuara për fëmijët deri në 18 vjeç, brenda ose jashtë vendit, kur këto trajtime nuk ofrohen nga sistemi publik i kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Projektligji parashikon krijimin e një mekanizmi të posaçëm institucional, përfshirë një komision pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe një fond të dedikuar për mbulimin e kostove të trajtimeve, me qëllim garantimin e aksesit të barabartë dhe mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve në nevojë për trajtim.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente










