-
Drafti/ Mbrojtje për median dhe shoqërinë civile nga paditë ‘intimiduese’, projektligji parashikon rrëzimin e tyre dhe gjoba deri në 300 mijë lekë
Qeveria propozon një ligj të posaçëm për mbrojtjen e gazetarëve, aktivistëve dhe organizatave nga paditë SLAPP, të ngritura për t’i frikësuar ose heshtur për çështje me interes publik. Projektligji parashikon rrëzimin e hershëm të padive abuzive, kalimin e barrës së provës te paditësi, dëmshpërblim për të paditurin dhe gjoba deri në 300 mijë lekë.
19 Gusht, 16:00 -
Dhoma Ekonomike Kombëtare, struktura e re në konsultim publik për herë të tretë! Organizim sipas fushës, tarifë vjetore për anëtarësimin e detyrueshëm
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që pritet të zëvendësojë strukturën aktuale të “Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë”. Struktura e re do të funksionojë tërësisht ndryshe, me dhomë sektoriale në territor sipas aktivitetit ekonomik se sektorëve përkatëse.
18 Gusht, 14:19 -
Qeveria ndryshon rregullat për tenderët e mbrojtjes, më pak përjashtime dhe procedurë e thjeshtuar
Kontratat që ndjekin rregulla të posaçme të organizatave ndërkombëtare do të trajtohen sipas kushteve specifike të marrëveshjes përkatëse, ndërsa pajisjet ushtarake konsiderohen pjesë e objektit kryesor të ligjit dhe nuk mund të përjashtohen automatikisht. Aktet nënligjore nuk mund të krijojnë përjashtime të reja apo të zgjerojnë ato që përcaktohen në ligj.
11 Gusht, 16:52 -
Drafti/ Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për banesë, trefishohet kufiri i të ardhurave! Krijohet Garanci Sovrane
Zgjerohen kategoritë që do të përfitojnë nga kreditë e buta për strehim. Disa propozimeve të reja ligjore parashikojnë ndryshimin e kufirit të të ardhurave që kërkohen për familjet aplikuese. Drafti i hedhur për konsultim publik përfshin dhe krijimin e një garancie sovrane, për të lehtësuar marrjen e kredisë
3 Gusht, 15:53 -
Miratohen ndryshime në Ligjin për të drejtat e autorit! Në fokus, lufta kundër piraterisë dhe mbrojtja e krijuesve!
Ndryshime të rëndësishme në ligjin për të drejtat e autorit janë shqyrtuar në Kuvend. Projektligji synon të modernizojë kuadrin ligjor shqiptar, duke e përafruar atë me standardet e Bashkimit Evropian dhe duke forcuar mbrojtjen e krijuesve në epokën digjitale.
20 Korrik, 14:15 -
Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë/ Guvernatori dhe zv.guvernatorët nuk mund të arrestohen pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese
Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon që prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose kontrollin e banesës së Guvernatorit apo zëvendësguvernatorëve.
17 Korrik, 11:16 -
Pr. ligji/ Qeveria merr në dorë kriptomonedhat e konfiskuara, menaxhimi nga AAPSK! Në 2025-ën, SPAK i kapi krimit 45.4 mln euro valuta dixhitale
PS propozon ndryshime të reja në ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat zgjerojnë kompetencat e agjencisë që merret enkas me menaxhimin e këtyre pasurive. Për herë të parë, rregullohen me ligj kriptomonedhat e sekuestruara nga SPAK. AAPSK do të kryejë vetë të gjitha procedurat e shitjes së pasurive të konfiskuara.
15 Korrik, 15:36 -
‘Ik, merru me Oerdin’- Gjiknuri përplaset me Ulsi Manjën te ‘Ligjet’ për ndryshimet në ligjin për tokat bujqësore: Më jep fjalën ose po largohem! (VIDEO)
Socialistët Ulsi Manja dhe Damjan Gjiknuri kanë debatuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutoheshin disa ndryshime në ligjin për tokat bujqësore.
14 Korrik, 11:56 -
Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave
Qeveria shqiptare po ashpërson masat për “Për sigurinë kibernetike”. Rritje deri në 10 herë më shumë të gjobave dhe detyrime të reja për operatorët e infrastrukturave kritike janë pjesë e projektligjit të ri që është hedhur për konsultim publik.
24 Qershor, 15:37 -
Projektligji për sigurinë kibernetike, gjobë deri në 10 milionë lekë për operatorët kritikë që shkelin ligjin
Qeveria po shtrëngon rregullat për sigurinë kibernetike në vend, me një projektligj të ri që parashikon gjoba deri në 10 milionë lekë për operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme që nuk zbatojnë detyrimet ligjore.
23 Qershor, 17:34 -
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin! Kush ka 2 ose më shumë banesa paguan më shumë
Nga viti 2029 qytetarët shqiptar do të paguajnë dy deri në katër herë më shumë taksë mbi pronën. Përmes projektligjit ‘Për Pasuritë e Paluajtshme’ qeveria synon të rrisë nivelin e taksimit për pronat, e për pasojë buxheti i shtetit të fitojë më shumë para. Risia tjetër është tatimi më i lartë që do të paguajnë ata qytetarë që kanë në pronësi 2 ose më shumë banesa.
22 Qershor, 16:39 -
-
Projektligji/ Qeveria propozon ‘arbitrin’ e financave publike! Këshill Fiskal për kontrollin e borxhit dhe taksave
Qeveria propozon krijimin e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të monitorojë politikën fiskale, menaxhimin e borxhit publik dhe respektimin e buxhetit. Nisma vjen në kuadër të përafrimit me standardet e BE-së dhe synon të forcojë disiplinën financiare.
17 Qershor, 17:15 -
Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje njerëzore sistemeve “AI” me rrezik
Projektligji synon të krijojë ekuilibër mes nxitjes së inovacionit teknologjik dhe mbrojtjes së qytetarëve nga rreziqet që mund të sjellin algoritmet, sistemet automatike të vendimmarrjes dhe modelet gjeneruese të inteligjencës artificiale.
30 Maj, 11:23 -
Deputetja Ina Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit që lejon ndërtime turistike në zonat e mbrojtura: Bie ndesh me Kushtetutën dhe politikat e BE-së
Zhupa deklaron se ndryshimet e vitit 2024, lejojnë zhvillime turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe dobësojnë mbikëqyrjen mjedisore dhe për këto arsye edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar shprehimisht anulimin e tyre.
20 Maj, 12:05 -
Projektligji/ Për herë të parë kush prodhon energji me panele, tepricën mund ta shesë te privati
Nisma, që do të shfuqizojë ligjin aktual në fuqi, sjell konceptin e ‘klientit aktiv’, që në fakt janë vetëprodhuesit të cilët, ndryshe nga sa ndodh tani që tepricën e energjisë së gjeneruar e hedhin në rrjet, do të mund ta shesin atë dhe tek klientë të tjerë.
24 Prill, 17:39 -
Projektligji i ri për ndërtimet, fund epokës së kabllove të internetit në ajër dhe fasadat e pallateve! Ja çfarë parashikohet
Nëse një rrugë po hapet për të shtruar tubacionet e ujit, palët duhet të koordinohen që në të njëjtin kanal të kalojnë edhe tubat për fibrën optike. Kjo jo vetëm që do të ulë ndjeshëm kostot financiare për kompanitë, kosto që në fund përkthehen në tarifa më të lira për internetin, por do të shmangë edhe fenomenin e hapjes dhe mbylljes së të njëjtës rrugë disa herë.
20 Prill, 18:57 -
Projektligji/ Të dëmtohet shëndeti nga ajri i ndotur? Mund të kërkosh dëshpërblim nga shteti! Superstacion për kontrollin e ndotjes
Qytetarët do të marrin kompensim nëse shëndeti i tyre do të dëmtohet nga ndotja e ajrit, kur kjo gjë faktohet. Projektligji i hedhur në Konsultim Publik parashikon edhe shtim të stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit për të identifikuar zonat problematike, dhe për të marrë masa që të ulet ekspozimi i qytetarëve.
20 Prill, 15:59 -
Kosovë/ Kuvendi kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë
Synimi i këtij ligji është ta verifikojë ligjshmërinë e pasurisë të të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë, dhe pastaj t’ia lërë në dorë gjyqësorit konfiskimin e saj nëse vërtetohet se ajo ishte fituar kundërligjshëm.
17 Prill, 20:25 -
Projektligji i ri vendos kontrolle të forta për kriptovalutat, Agjencia e Inteligjencës Financiare akses në të dhëna! Monitoron transaksionet e dyshimta, mund t’i pezullojë
Projektligji shkon më tej duke parashikuar masa të forta ndërhyrjeje kur ka dyshime për pastrim parash ose financim terrorizmi përmes kriptove. Agjencia e Inteligjencës Financiare mund të pezullojë përdorimin e një llogarie të aseteve virtuale ose një marrëdhënie biznesi deri në 72 orë, si masë urgjente për analizë financiare.
14 Prill, 15:38