Financimi për bashkitë/ Klosi:
Plan të ripër punëismin e të rinjve

Financimi për bashkitë/ Klosi:<br />Plan të ripër punëismin e të rinjve
TIRANE- Qeveria ka një plan për punësimin e të rinjve. Kështu u shpreh Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë prezantimit të strategjisë për rininë 2015-2020. “Plani i miratuar sivjet nga qeveria shqiptare shpreh angazhimin për punësim, arsimin profesional, praktikat mësimore, ngritjen e qendrave rinore, mbrojtjen e shëndetit të të rinjve, rritjen e pjesëmarrjes në aktivitete social kulturore dhe proceset vendimmarrëse.

Synimi kryesor i këtij plani është përmirësimi i cilësisë së jetës së të rinjve dhe forcimi i statusit të tyre, përmes zhvillimit  të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë dhe rritjen e pjesëmarrjes së plotë të të rinjve në shoqëri dhe vendimmarrje”, - u shpreh Klosi gjatë takimit me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Sipas ministrit do të bëhet zbatimi i planit kombëtar të veprimit për rininë 2015-2020 si dhe do të kontribuohet në krijimin e kushteve dhe një mjedisi të sigurt social, shëndetësor dhe politik.

“Një rini aktive dhe të barabartë në të gjitha fushat e jetës dhe me status të konsoliduar për të ardhmen e tyre. Objektivat më të rëndësishëm të këtij plani kanë të bëjnë me nxitjen e punësimit të të rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës. Ky plan është hartuar pas takimeve konsultative në 12 qarqet e Shqipërisë me përfshirjen e rreth 12 mijë të rinjve studentë  dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile si dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e linjës”, - theksoi Blendi Klosi. 
 
Plani i ri
Cilat do të jenë qëllimet e planit të ri 2015-2020 të qeverisë? Krijimi i inkubatorëve biznesit. Mbështetja e aktiviteteve artizanale që nxisin vet-punësimin e vajzave/grave nga zonat rurale. Ofrimi i mjediseve për zhvillimin e bizneseve rinore, me çmime simbolike/të subvencionuara. Mbështetja e programeve inovative përmes skemës së patentimit (copy right). Forcimin e edukimit shëndetësor në sistemin arsimor. Programe që ofrojnë shërbime miqësore për të rinjtë. Përmirësimin e infrastrukturës së shkollave dhe mjedisit të mësimdhënies.

Promovimin e Ekselencës dhe mbështetjen e kërkuesve të rinj shkencorë Forcimin e Shkollave të Arsimit Profesional. Programe edukimi për të rinjtë jashtë sistemit arsimor dhe atyre nga grupet vulnerable, rishikimin e lëndëve të lidhura me aftësimin për jetën, dhe përshtatja e tyre sipas standardeve të BE. Parandalimin e dhunës dhe trafi­kimit tek të rinjtë Shërbimet Komunitare për të rinjtë. Rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, aftësimit të tyre për të denoncuar rastet e tra­fikimit.

Qendra e re
Gjithashtu Klosi në vijim të planit për fëmijët në situatë rruge monitoroi nga afër dy qendra sociale në Elbasan. Në Elbasan do të ndërtohet edhe një qendër e shërbimit për të moshuari. Qendra e re do të ofrojë vakte ushqimi për rreth 60-80 të moshuar në ditë si dhe pastrim e lavanteri për të moshuarit e pamundur për arsye të ndryshme.

Synimet
Synimi kryesor i këtij plani është përmirësimi i cilësisë së jetës së të rinjve dhe forcimi i statusit të tyre, përmes zhvillimit  të më shumë mundësive në edukim, punësim, shëndetësi
 
Qendra e re
Në Elbasan do të ndërtohet edhe një qendër e shërbimit për të moshuari. Qendra e re do të ofrojë vakte ushqimi për rreth 60-80 të moshuar në ditë si dhe pastrim e lavanteri për të moshuarit
 
 Qëllimet
Objektivat më të rëndësishëm të këtij plani kanë të bëjnë me nxitjen e punësimit të të rinjve përmes politikave efektive të tregut të punës


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin