VIDEO/ Financonin aktivitetin e Genci Ballës dhe grupit të Imamëve, arrestohen 4 shqiptarë në Bari të Italisë! Lekët vinin çdo 2 muaj me kamiona, do kryenin akte terroriste (EMRAT)

ITALI- Katër shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në zonën e Barit pasi dyshohen se kanë mbledhur dhe kanë dërguar para për financimin e veprimtarisë terroriste të imamit të një xhamie në Kavajë, Genci Balla, i dënuar me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri.

Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muça, 31 vjeç, Roland Lleshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Belba, 37 vjeç.

Yljan Muça ishte personi në krye të skemës së grumbullimit të parave për të financuar terrorizimin. Lleshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Roland Belba, që sipas mediave fqinje është kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë, siç është zbuluar në një rast, në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti. Sipas autoriteteve italiane, me paratë e grumbulluar nëpërmjet rrjeteve sociale përfshi dhe WhatsApp, grupi i Genci Ballës do të kryente akte terroriste.

Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” nisi hetimet në prill të 2020 nën bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Parandalimit të terrorizmit të huaj e Drejtorisë së Anti-mafias e anti-terrorizmit të Barit e Cuneo. Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në ëeb, kanë identifikuar se katër shqiptarët mbështesnin propagandën xhihadiste dhe kanë gjetur priva si shpërndanin komunikata e dokumente të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi. Dokumentet në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar, Genci Balla

Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si "një ushtar i vogël i Allahut" i dërguar për të ndëshkuar perëndimorët.  

Hetimi në Shqipëri për grupin e imamëve të vetëshpallur u drejtua nga prokurorja Elizabeta Imeraj dhe Gledis Nano, asokohe kreu i Anti-Terrorit, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Aktualisht Genci Balla ndodhet i izoluar në regjimin “41-BISS”, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

1647260348_1647260226gencballa.jpg

Genc Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Sot iu arrestuan 4 shokët e tij, si imami i vetëshpallur Genci Balla rekrutonte luftëtarë: Shkoni në Siri, burrat në Facebook janë vetëm lepuj

“Burrat që qëndrojnë në “Facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla. Në video dëgjohej vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, ku thoshte në hyrje të fjalimit, se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri.

Sipas Abdurrahim Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ia ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Genci Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.

Për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda,  Balla është organizatori i rekrutimit të mbi 50 personave, stërvitjen e tyre nga ana ushtarake dhe më pas dërgimin nëpërmjet disa personave të tjerë të grupit, me bazë veprimi në Shqipëri dhe Turqi, në betejat e përgjakshme të Sirisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë