Zgjatet edhe me një vit tjetër qëndrimi në “41-BISS” për Arbjon Alikon, Endrit Qyqjan, Emiljano Shullazin dhe Genci Ballën. Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë, për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin.
Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos çojë për një tjetër vit në këtë regjim të tre të burgosurve të tjerë, Blerim Shullazi, Gilmando Dani dhe Endrit Zela, tre miqtë e Emiljano Shullazit, të cilët do të dalin pas një viti nga ky regjim.
Propozimi për të qëndruar edhe një vit tjetër në “41-BISS” u bë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Një vit më parë, kur vendimi u mor për kalimin e këtyre të dënuarve në këtë regjim, u kundërshtua me forcë nga mbrojtësit e tyre, ndërsa vendimi u cilësua i padrejtë.
Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provuan qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit, erdhi sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.
Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".
Për herë të parë të parë në Itali termi “41-BISS” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.
Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje. Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë.
Sondazhi i ditës:
A duhet që SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?
-
Po
85.7%
-
Jo
8.9%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 1422
Lajme të tjera
-
Paralajmërimi i Vangjelit në Kontrast: Krimi po pret, ndërsa politika është trembur nga mundësia e një marrëveshjeje ekstradimi me Dubain por edhe me Belgjikën
21 Shtator, 20:45
-
Kriminelët shqiptarë strehohen në Dubai, Ministria e Drejtësisë propozim Emirateve të Bashkuara Arabe për ekstradim në atdhe
21 Shtator, 11:37
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator, 16:04
-
Ministria e Drejtësisë hap dyert për 22 praktikantë ekselentë, Ministri i Drejtësisë: Të gjithë bashkë me një qëllim, për të çuar përpara drejtësinë
1 Shtator, 13:31
-
Do dorëzohej më 12 korrik, ç’po ndodh me zemrën e Saimir Sulës! Ministria e Drejtësisë: Do të keni një përgjigje nesër! Motra dyshon se zemra e vëllait u mor për trafik
13 Korrik, 14:32
-
E mbajtën për 3 vite, Spanja pranon të kthejë zemrën e Saimir Sulës! Ministria e Drejtësisë: Kemi kërkuar që ta marrim më 12 korrik në prani të familjarëve
2 Korrik, 20:22
-
‘Ligjet’ miratojnë projekt-ligjin për arbitrazhin! Zv.ministri i Drejtësisë: Ul kostot e biznesit, procese jo të tejzgjatura! Çupi: Mos po largohemi nga arbitrazhi ndërkombëtar?
27 Qershor, 13:01
-
Burg për shpërdorim detyre/ Manja dhe Xhafaj kritika SPAK-ut: Jo arrestime për statistika të mira, aplikoni edhe lirimin me garanci pasurore
14 Qershor, 19:21
-
Nis së shpejti puna për një Kod të ri Civil, krahas procesit për Kodin e ri Penal! Ministri: Janë miratuar 28 vite më parë, shoqëria ka ndryshuar
29 Maj, 13:40
-
Rinis kthimi e kompensimi i pronave, rastet me mbivendosje zgjidhen me marrëveshje ose gjyq, formula e re pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi skemën në 2021
25 Maj, 15:33
-
Vendimet e Qeverisë/ Kompensimi i pronave, Manja: Do t’i kthehen ish-pronarëve që u janë konfiskuar, ose marrin kompensim
24 Maj, 13:16
-
Saimir Sulës iu mor zemra në një spital në Spanjë, të afërmit e tij protestë para ministrisë së Drejtësisë
23 Maj, 16:37
Mbajtet Shullazin dhe nxorret Gilmandon qe te vazhdoje pazaret? Jeni ne terezi apo jo? Ketu bije era korupsion. Kjo bande sebashku me Dritan Dajtin duhet td kalojne gjithe denimin ne 41 bis sepse vetem keshtu nuk do te degjohet me per ta dhe kelyshet qe kane jashte. Eshte paradoksal ky vendim.
PërgjigjuIk mor froco
gilmandon e nxoren se duhet te provojne ne jane gati kundershtaret ti bejne dasmen atij e shokeve te tij. ka kusure per te lare ai e grupi prandaj shullazi mund te themi qe sht i sigurte me shum ati te 41 bis. ah mor shullaz ctu desh ta kruash me amerikonin...ha te semes tani e ta gezosh 41 bisin
Nxirreni nga burgu ate Gilmandon se po "e presin" jashte