TIRANE- Verdi Morava i etiketuar nga prokuroria si personi që ka kryer financimin e personave që kanë shkuar në luftimet në Siri, i është drejtuar Gjykatës së Lartë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë të “arrestit në burg”. Kërkesa është depozituar në 25 prill në sekretarinë e Gjykatës së Lartë.Morava kërkon zbutjen e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia, pasi pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Pak ditë më parë nëntë personat e arrestuar për rekrutimin e personave në luftën xhihadiste siriane, i janë drejtuar me një kërkesë drejtorisë së Burgut 313, ku kërkojnë zhvendosjen e tyre në një qeli më të përshtatshme. Ankesa është bërë disa ditë më parë, duke marrë shkak nga kushtet e vështira të qëndrimit, për arsye të hapësirës së vogël që ka qelia ku janë mbyllur 9 muxhahedinët e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nëntë të arrestuarit janë mbyllur në të njëjtën qeli, por për arsye të hapësirës së vogël, kërkojnë transferimin në një qeli më të madhe.
Në kërkesën e tyre 9 të arrestuarit, ankohen për vështirësitë e qëndrimit dhe predikimit të besimit të tyre në qeli. Brenda në qeli ndodhen të arrestuarit Genci Balla, Bujar Hysa, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani, Astrit Tola, Oltion Reçi, dhe Gentian Pashja. Ky i fundit është arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, teksa po kthehej nga Turqia.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com