Finlanda akuzon Rusinë se po ndihmon migrimin ilegal
Garda kufitare e Finlandës, në zonën kufitare me Rusinë
Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, ka akuzuar Rusinë se po ndihmon migrantët për të hyrë në shtetin e tij ilegalisht, duke thënë se disa janë ndihmuar prej Gardës kufitare ruse.
“Është e qartë se këta njerëz po ndihmohen dhe janë duke u transportuar në kufi nga garda kufitare”, ka thënë Orpo në një konferencë për media.
Zyrtarët finlandezë kanë thënë se migrantët po shkojnë në Finlandë me makinë, para se të çiklojnë përgjatë kufirit, në grupe të vogla, për të kërkuar azil.
Ata besohet se janë duke e shfrytëzuar një marrëveshje që mund të çiklohet në zonën kufitare. Mirëpo Finlanda, e ka ndaluar një praktikë të tillë javën e kaluar.
Finlanda e ndan një kufi 1.340 kilometra me Rusinë, njëherësh kufiri më i gjatë mes dy vendeve në Evropë. Numri i kalimeve ka qenë i vogël, mirëpo është raportuar për rritje këtë javë.
Garda kufitare ka thënë se i ka regjistruar 89 kalime në territorin finlandez brenda dy ditëve. Matti Pitkaniitty, kolonel në Gardën kufitare finlandeze, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se migrantët, përfshirë qytetarë të Irakut, Jemenit dhe Sirisë, kanë arritur legalisht në Rusi, por nuk kanë qenë të autorizuar të kalojnë në Finlandë, vend anëtar i Bashkimi Evropian.
“Tradicionalisht, garda ruse nuk i ka lejuar njerëzit që të arrijnë në kufirin finlandez pa dokumentet e duhura”, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas tij, politika e autoriteteve ruse ka ndryshuar në muajt e fundit. Më 2021, mijëra migrantë prej Lindjes së Mesme dhe shteteve afrikane e kanë kaluar kufirin me vendet e BE-së, Poloni dhe Lituani, përmes Bjellorusisë, vend aleat i Rusisë.
BE-ja, atëbotë, e ka akuzuar liderin bjellorus, Alexander Lukashenka, se e ka përdorur migrimin si armë për “luftë hibride”, me qëllim të destabilizimit të bllokut evropian./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42