/ATSH-AFP/ - Parlamenti finlandez i hapi dritën e gjelbër një financimi të përkohshëm nga Bashkimi evropian për Greqinë dhe negociatat për një plan të ri ndihme të zonës euro, theksoi ministri i Financave Alexander Stubb.
Kjo dritë e gjelbër u dha nga komisioni i lartë parlamentar, instancë prej 25 deputetësh kompetentë për këtë çështje, gjatë takimi me përfaqësuesit e qeverisë.
"Ne kemi mandatet e komisionit të lartë për miratimin edhe një herë të financimit të përkohshëm të shtatë miliardë eurove propozuar nga Komisioni evropian dhe vendimin e eurogrupit për të filluar negociatat në kuadër të planit të financimit të Mekanizmit evropian të solidaritetit për Greqinë", deklaroi Stubb për shtypin në Helsinki.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras arriti të marrë miratimin e reformave të para të kërkuara nga kreditorët e Greqisë në kuadër të një plani të ri ndihme.
/Shqiptarja.com