Marina finlandeze hapi zjarr sot kundër një nëndetëseje të paidentifikuar, që u shfaq në brigjet e Helsinkit, njoftoi BBC-ja.
"Të shtënat ishin për paralajmërim", saktësoi marina finlandeze.
"Nëndetësja e paidentifikuar u pa dje në ujërat territoriale finlandeze, po ashtu edhe sot në mëngjes", shtoi ajo.
Incidenti ndodh në klimën e shqetësimit në rritje në rajon për shkak të shtimit të aktivitetit ushtarak rus në Balltik.
Tetorin e kaluar, marina suedeze u vu në ndjekje për ditë të tëra të një nëndetëseje tjetër të paidentifikuar, që u shfaq në Balltik, ndërmjet ishujve të arkipelagut të Stokholmit.
"Ne hapëm zjarr për të bërë t'i bërë të ditur ekuipazhit të nëndetëses se ishin zbuluar dhe jo për ta dëmtuar atë", tha zyrtari i lartë ushtarak finalndez, Olavi Jantunen për gazetën "Helsingin Sanomat"./ atsh/
/Shqiptarja.com