Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Finlandë ku u prit nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes njëkohësisht dhe Ish-Presidentin e Asamblesë Parlamentare te
OSBE, Ilka Kanerva.
Në qendër të këtij takimi i bashkëpunimi dypalësh mes vendeve veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë në kuadër të zhvillimeve globale.
Në fjalën e tij Meta falënderoi Kanervën për kontributin e tij në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Finlandës dhe për mbështetjen që Finlanda i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.
Ai i ka dorëzuar Kanervës titullin “Për Merita të Veçanta Civile” të akorduar nga Presidenti Bujar Nishani me motivacionin “Për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës, njohjen më të mirë të kulturës, traditave dhe historisë së popullit shqiptar në Finlandë, si dhe për ndihmesën ndaj bashkësisë shqiptare që jeton atje”.
Pas marrjes së titullit, Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Finlandës, Ilka Kanerva, falënderoi Metën për këtë vlerësim dhe shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft të mira.
“
Ju falënderoj nga thellësia e zemrës, është nder i madh për mua të marr këtë titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer që kam pasur me kolegët shqiptarë përgjatë viteve.Mund të them me bindje të plotë se marrëdhëniet midis Finlandës e Shqipërisë janë vërtetë të mira. Sigurisht ka ende mundësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe kontaktet institucionale"- deklaroi Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Finlandës, Ilka Kanerva.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15