FINLANDË- Në aeroplan me 11 persona në bord ka rënë pas një problemi në motor, ku kanë ndërruar jetë 8 persona ndërsa 3 të tjetër kanë ngelur të plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur në jugperëndim të Finlandës, 70 km larg nga qyteti i Porit.
Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë nga policia e vendit, që raporton për vetë 3 të shpëtuar.
Të 11 pasagjerët ishin parashutistë, mes të shëptuarve është edhe piloti i aeroplanit që e hapi parashutën në kohë dhe arriti të shpëtonte pa u plagosur rëndë.
Sipas policisë, viktimat ende nuk janë identifikuar ndërsa hetuesit nisën punën për zbulimin e shkakut të rrëzimit të mjetit fluturues. Policia ka kontaktuar edhe me të shpëtuarit por nuk ka arritur shkak të qartë.
Sipas informacioneve, fillimisht janë rrëzuar disa pjesë të aeroplanit dhe më pas ka marrë flakë i gjithë mejti. Grupi hetimor ka nisur kërkimin e pjesëve të mjetit fluturues.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com