FINLANDË – Të gjelbërit largohen nga qeveria për shkak të ndërtimit të një centrali bërthamo
HELSINKI, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Të gjelbërit finlandezë njoftuan sot largimin e tyre nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të shfaqura nga ekzekutivi përsa i përket një projekti të centralit bërthamor që do të ndërtojë kompania ruse ”Rosatom”. Të gjelbërit u shprehën kundër këtij centrali bërthamor në Pyhajoki, në bregun perëndimor të vendit, që do të shfrytëzohet […]
HELSINKI, 18 shtator /ATSH-AFP/ - Të gjelbërit finlandezë njoftuan sot largimin e tyre nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të shfaqura nga ekzekutivi përsa i përket një projekti të centralit bërthamor që do të ndërtojë kompania ruse "Rosatom".
Të gjelbërit u shprehën kundër këtij centrali bërthamor në Pyhajoki, në bregun perëndimor të vendit, që do të shfrytëzohet nga grupi bërthamor finlandez "Fennovoima", të cilit qeveria ka dhënë autorizimin e saj.
"Jam shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer (...) propozoj që ne të largohemi nga qeveria të shtunën", konfirmoi për shtypin në Helsinki drejtuesi i të gjelbërve dhe ministri i Mjedisit, Ville Niinisto.
Të gjelbërit duhet ende të konfirmojnë vendimin nëpërmjet një votimi, që duket një formalitet duke ditur fuqinë me të cilën ata kanë kritikuar projektin, jo vetëm sepse ata janë kundër zhvillimit të programit bërthamor, por gjithashtu për shkak të pranisë së Rosatom, distributor i centralit dhe aksioner me 34 për qind i Fennovoimas.
Kryeministri konservator, Alexander Stubb e cilësoi projektin "Fennovoima" si shumë të rëndësishëm dhe hodhi poshtë kritikat e ngritura nga pjesëmarrja ruse.
"I kuptoj shqetësimet, por siguroj se do të reagojmë konform ligjeve finlandeze", theksoi ai në një konferencë shtypi.
Në muajin korrik 2013, Fennovoima kishte zgjedhur Rosatom për ndërtimin e centralit, ndërkohë që kjo shoqëri nuk bënte pjesë në listën e furnizuesve potencialë në vitin 2010./
/ec/ a.jor.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.1%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
10.6%
Vota total: 1126
Lajme të tjera
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
14 Maji/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore! Të vetmit që 4 zgjedhjet e kaluara kanë ‘goditur në shenjë’ rezultatin e saktë
24 Mars, 12:38
-
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, SHBA kundërpërgjigjet
24 Mars, 12:35
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
24 Mars, 12:33
-
Rusia do të përdorë "çdo armë" për të ndaluar Ukrainën të marrë Krimenë
24 Mars, 12:30
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Petulla të pjekura me portokall nga zonja Albana
24 Mars, 12:21
-
Luiz Ejlli 'dorëzon' Kiarën, zgjedh banorin që do të marrë me vete në finale: Nuk e çova dot të dashurën time
24 Mars, 12:17
-
Byreçka furre me mish të grirë nga zonja Albana
24 Mars, 12:15
-
Estonia dëbon diplomatin rus për 'minim të sigurisë' dhe 'përhapje propagande'
24 Mars, 12:13
-
Shkolla '1 Qershori' nga Kukësi fiton çmimin e parë të Sfidës së Kodimit me projektin 'Sera miqësore'
24 Mars, 12:09
-
Tortelini me domate të pjekura dhe salcë borziloku të freskët nga zonja Albana
24 Mars, 12:07