TIRANE- Deputeti Bashkim Fino, njëherësh edhe Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, theksoi dje se duhet të bëhet një ndryshim në Kushtetutën e vendit përsa i përket emërimit të kryetarit të qarkut. Në një tryezë të posaçme për reformën territoriale, kreu i komisionit të posaçëm të kësaj nisme, theksoi se të gjithë janë dakord që kjo reformë të bëhet, por se duhet të zgjidhet edhe çështja e kreut të qarkut, i cili, sipas Finos, duhet të zgjidhet nga populli dhe jo më nga ekzekutivi. “Qarku mbetet hallka më e dobët e funksionimit të pushtetit vendor.
Mungesa e funksioneve dhe kompetencave, si dhe mungesa e financave, janë arsyet kryesore që këto qarqe nuk arritën të realizonin qëllimin dhe të dilnin në atë çka kishim synuar në vitin 2000 kur u bë dhe ndarja e vendit në 12 qarqe. Dhe sot duhet ta pranojmë që kemi dështuar. Por me atë çfarë u prezantua, domosdoshmëria e ridimensionon rolin e qarkut në të ardhmen dhe duhet që kjo reformë të shoqërohet me decentralizimin e pushtetit vendor. Të ndërhyjmë në nenin 110 e të Kushtetutës dhe në themel të saj, në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht problemi i qarkut, që herë-herë është bërë dhe mollë sherri mes politikës ku shpesh është bërë trafik votash në Këshillat e qarqeve të vendit.
Por dhe mosrakordimi mes qarkut dhe bashkisë apo komunave për shkak të përkatësisë të ndryshme politike të prefektit me kryetarin e bashkisë apo komunës. Dhe për këto arsye unë jam i mendimit që në të ardhmen kreu i qarkut të zgjidhet me votim direkt nga populli, pasi ashtu siç ndodh me kryetarët e bashkive, në këtë mënyrë edhe kreu i qarkut do të arrijë të marrë kompetencat që i takojnë në decentralizimin e pushteteve vendore. Gjithashtu, jam i mendimit që fillimisht kryetari i qarkut të jetë i emëruar nga ekzekutivi deri sa të bëhet konsolidimi i funksionimit të qarkut dhe pas një periudhe kohore prej 4-5 vitesh të kalohet më pas në zgjedhje të kreut të qarkut me votim direkt”,- theksoi Bashkim Fino.
Kundërshtimet
Por këtë propozim të ish-kryeministrit Fino e kundërshtoi ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri e cila pohoi se ndryshimet në Kushtetutë janë të panevojshme pasi duhet të konsolidohet fillimisht faza e parë e kësaj reforme. Do ishte e parakohshme që të impononim një nivel të dytë që kërkon dhe ndryshime në Kushtetutë, kjo pasi ne nuk kemi gati ende nivelin e parë. Ky ka qenë dhe shkaku i dështimit të qarkut, i cili u përball me bashkitë, ku ndryshimet e përkatësisë politike mes drejtuesve, krijoi dhe mosrakordimin e këtyre dy niveleve të pushtetit vendor. Pra, duhet që kjo reformë të realizohet, në një proçes i cili duhet të jetë të paktën 4 vjeçar, për të parë se si do të funksionojë niveli i parë”,- tha Dhimitri.
Por krahas këtyre debateve, Ministri i Shtetit për çështjet vendore, Bledi Çuçi theksoi se të gjitha propozimet e bëra janë thjesht këshilla pasi vendimin përfundimtar do ta marrë parlamenti për mënyrën se si do të bëhet ndarja territoriale e vendit. “Pavarësisht modeleve që ne japim sot , do të jetë Parlamenti që do e miratojë draftin përfundimtar”,- tha ministri Çuçi.
Reforma
Në bazë të propozimit të bërë dje në tryezën e organizuar në kuadër të reformës territoriale doli në pah ndarja në 2 modele. Modeli i parë ishte ndarja e Shqipërisë në katër rajone, rajoni verior, rajoni qendror, rajoni lindje-perëndim dhe rajoni jugor. Krahas këtij propozimi ishte edhe ai i dyti i cili parashikonte që ta ndante vendin në 6 rajone në bazë të baseneve ujore. Konkretisht kjo ndarje parashikonte rajonin e Drinit, rajonin e Mat-Drinit, rajonin Shkumbin-Erzen, rajonin Devoll, rajoni i Semanit dhe rajonin e Vjosës. Lidhur me këtë propozim, Besnik Aliaj theksoi se ndarja rajonale e vendit duhet të bëhet me 6 rajone dhe jo me katër dhe kjo të bëhet në një hark kohor katërvjeçar.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com