TIRANE – Pavarësisht se me marrjen e një anëtari më shumë, mazhoranca çeli dritën jeshile për nisjen e punës së Komisionit parlamentar të posacëm për Reformën Territoriale, bashkëkryetari i Komisionit, deputeti socialist Bashkim Fino fton sërish opozitën për pjesmarrje. Me opozitën si pjesë të diskutimeve, reforma do të jetë edhe më radikale, thotë Fino, megjithatë shpreh bindjen se harta e re territoriale duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai njoftoi se Komisioni për Reformën Territoriale do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e hënë.
Në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit, sëbashku me ministrin për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, Fino tha se vendimi i seancës së djeshme parlamentare, nuk bëri gjë tjetër veçse shtuy afatin e Komisionit me dy muaj.
Opozita sipas, tij mjafton të shprehë dëshirën për tu bërë pjesë, dhe ajo do të marrë 9 anëtarë, për tu barazuar me ata të mazhorancës.
“Duke qenë opozita prezent mund të bëjmë edhe një reformë më radikale..nëse s’është prezente do të bëjmë reformën e shkallës së parë për komunat dhe bashkitë. Ne pritëm 3 muaj deri në seancën e djeshme. Ne duam që brenda këtij sesioni parlamentar, ta mbyllim me një hartë të re territoriale”.
Fino shtoi se mbledhjet do të jenë publike, shumë të hapura. “Cdo mendim që do të paraqitet, që të jetë në fokusin tuaj, do respektojmë Kushtetutën. Do t’i kalojmë në dy muaj për një diskutim më të gjerë”.
Për ministrin Çuçi, duhet kapur koha e humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës. Ai shprehu nevojën e domosdoshme të kësaj reforme, duke iu referuar mbështetjes që ka marrë nga kryetarë komunash e bashkisë si dhe shoqëria civile, të cilët sipas tij janë shprehur gati 100 % në konsensus për të bërë këtë reformë.
“Jam i gëzuar që më në fund u kapërcye ky ngërc procedural. Të kapim kohën e humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës. Ka kryetarë komunash dhe bashkish të cilët kanë thënë: Po, Shqipëria ka nevojë ta shikojë ndarjen e re territoriale se kështu nuk vazhdhet më. Edhe shoqeria civile, gati 100 % janë në consensus për të bërë këtë reformë”, -përfundoi ministri Çuçi.
Konferenca e përbashkët për mediat e bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale Bashkim Fino dhe Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi:
FJALA E PLOTE E MINISTRIT ÇUÇI DHE DEPUTETIT TE PS BASHKIM FINO
Fino: U takova me Ministrin Çuçi pas miratimit dje nga Kuvendi i Shqipërisë për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit të posaçëm për reformën territoriale. Vendim i cili për hir të se vërtetës i dha fund bllokomit politik të këtij komisioni dhe i hapi rrugë miratimit të kritereve teknike që ne do të miratojmë si komision, mbi ti cilat do të vendoset ndarja e re territoriale-administrative.
Në cilësinë e bashkëkryetarit të komisionit ju njoftoj se komisioni i reformës administrative territoriale do të nisë punë menjëherë që ditën e hënë në orën 9:00 të mëngjesit me një agjendë shumë të ngjeshur dhe intensive dëgjimore, konsultative dhe publike me të gjitha palët e interesuara, përfshire këtu faktorët politik, përfshire këtu përfaqësuesit e qeverisë, përfshire këtu pushtetin vendor, shoqatat e ndryshme të tyre, shoqërinë civile, partnerët ndërkombëtare dhe ekspertët teknik.
Duke bashkëpunuar me Ministrin e Çështjeve Vendore z. Çuçi, kemi rënë dakord të vazhdojmë diskutimet mbi kriteret dhe mbi projektin e mbështetjes financiare me të cilën donatorët e huaj po na mbështesin në ketë projekt për të bërë reformën territoriale.
Reforma administrative-territoriale është reforma më e rëndësishme e Shtetit dhe do të hapë vizionin e tij të zhvillimit vendor dhe fuqizimit real të qeverive vendore.
Duke përfituar nga kjo konferencë e kësaj fundjave, shfrytëzoj edhe një herë rastin, sinqerisht, që të ftoj kolegët e opozitës t’i bashkohen punimeve të komisionit tonë dhe të kontribuojnë në një reformë kaq të rëndësishme për vendin tonë.
Vendimi i djeshëm nuk bëri gjë tjetër veçse shtyu afatin për dy muaj të këtij komisioni sepse në fund të fundit në qoftë se opozita do të dëshirojë të vijë që ditën e hënë në mbledhjen e dytë, mbas mbledhjes së parë që e deklaroi Kryetari i Kuvendit në orën 9:00, ne jemi të gatshëm që nënte vendet që opozita i ka, le të vijnë dhe të japin kontributin e tyre me një ndryshim të vogël që ne do ta kalojmë në Kuvend një emër të nënte të tyre dhe do të fillojmë nga puna.
Edhe një herë bëj thirrje që opozita të jetë prezentë, gjithsesi ju njoftoj që mbledhjet do të jenë publike, do të jenë shumë të hapura, do të jenë shumë transparente për të gjithë dhe çdo vendimmarrje dhe çdo variant që do të paraqitet për ndarjen e re territoriale të vendit do të jetë në fokusin tuaj dhe natyrisht ne do të respektojmë Kushtetutën që këto variante që ne si komision do t’i pranojmë do t’i kalojmë pastaj për dy muaj siç thotë Kushtetuta në diskutim të gjerë popullor me gjithë këshillat komunar, Bashkitë, Kryetarët e Bashkive, Kryetarët e Qarqeve, Prefektët e kështu me radhë.
Faleminderit!
Ministri Çuçi: Doja të thoja vetëm që ndjehem i gëzuar që më në fund u kapërcye ky ngërç procedural, sikurse jam i gëzuar që gjej një gatishmëri absolute nga bashkëkryetari z. Fino për ta shtyrë përpara procesin.
Ne duhet të rendim për të kapur kohën që kemi humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës që të bëhej pjesë e kësaj reforme. Kemi shumë punë që e kemi bërë dhe duhet ta materializojmë këtë në mënyrë sa më transparente me të gjithë aktorët dhe faktorët në Shqipëri por edhe partnerët tanë ndërkombëtare, për të bërë një reformë administrative-territoriale gjithëpërfshirëse ashtu sikundër e kemi premtuar.
Kam besim në një bashkëpunim absolut me Parlamentin dhe ky do të jetë një shembull tjetër për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve, Parlamentit dhe Qeverise, për të çuar përpara reforma kaq të rëndësishme për Shqipërinë siç është reforma administrative-territoriale.
Gjej rastin të theksoj që llogarinë e parë që kemi ne e kemi me shqiptarët dhe duhet të japim llogari përpara shqiptarëve, ky është një moment që ne duhet të japim llogari përpara shqiptarëve për premtimet që kemi bërë në fushatën elektorale përpara zgjedhjeve të 23 qershorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com