TIRANË – Kandidati i PS-së në Korçë, Bashkim Fino, tha sot për “A1Report!” se ndien keqardhje që vetëm për 700 vota, e majta nuk e mori dot mandatin e tetë në Korçë. Megjithatë, ai tha se fitorja e sotme është plebishitare, jo si ai e vitit 2009 kur ishim “rrotë më rrotë me Berishën”, por e tillë sa për ta larguar këtë qeveri të paaftë. Shqiptarët sot janë të lehtësuar dhe e vranë frikën, shtoi ai.
I pyetur nëse PS-ja do ta respektojë tani, marrëveshjen që ka me aleatët, ai theksoi se do të respektohet çdo pikë e marrëveshjes së nënshkruar me ta, jo vetëm me LSI-në, por edhe me partitë e tjera që janë në koalicion e nuk përfaqësohen në parlament. Ato do të respektohen në vazhdimësi me krijimin e qeverisë së re.
Por, çfarë pret Fino në këtë moment? Ai përfundoi duke thënë: “Do doja vërtet që Berisha ta pranonte humbjen dhe ta uronte Kryeministrin e ardhshëm, ashtu siç bëri Rama dje që me fjalë inkurajuese e uroi në jetën e tij private. Do të ishte mirë që edhe Berisha ta bënte nga ana e tij këtë gjë.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com