Fino: Nëse zgjidhem President
i FSHF do të bëj 5 stadiume

Fino: Nëse zgjidhem President<br />i FSHF do të bëj 5 stadiume<br>
Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino u shpreh se nëse do të zgjidhet në 7 shkurt do të bëjë 5 stadiume, ndërsa do të kërkojë nga asambleja kufizimin në vetëm dy mandate për kreun. 

Kam ardhur që të kandidoj me vendim drastik për federatën. Jam pro kufizimit të mandateve. Nuk jam që presidenti të jetë gjithë jetën. Ose kur do të ikë, ose kur të vdesë. Jam për kufizimin me dy mandate. Do ta propozojnë që mandatet të jenë dy, jo më shumë nëse votëbesohem.

E kanë kërkuar edhe klube të tjera dhe nuk është pranuar. Unë e kam propozim konkret. Pas dy mandateve të vijë dikush tjetër. Në dy mandate marr garancinë që do të bëj 5 stadiume si arena e Elbasanit, me qeverinë. Në tetë vjet, kam mundësinë që të bëj 5 të tilla. Në Vlorë, në Korçë.... Duhen bërë të tilla për të rritur gamën e fushave, për të rritur cilësinë
” tha ai.

Një tjetër premtim i Finos ishte edhe ndërtimi i fushave për stërvitje për cdo ekip. “Cdo ekip do të ketë një fushë për stërvitje dhe jo si tani. Do të bëjmë një shtrirje demografike të futbollit në vend, duhet të masivizohet. Të gjitha fondet nga UEFA do të jenë transparente. Do të mblidhemi dhe do t’i ndajmë të gjithë bashkë”.

Liga Profesioniste ishte një tjetër temë diskutimi, për të cilën Fino tha se është dakord dhe do të angazhohet në krijimin e saj. “Jam dakord me Ligën Profesioniste, por nuk e kuptoj vetëm me 10 ekipet e Superiores, por absolutisht që federata nuk do ta diktojë. Por të mos kemi të drejtën ne si federatë që të caktojmë arbitrat në cdo ndeshje” tha ai në RTSH.

Të drejtat televizive
Si do të jenë tenderat për shitjen e ndeshjeve nëpër operatorët televizivë të Superligës dhe të ndeshjeve të Kombëtares?
Të gjithë operatorët televizivë të vijnë të shpalosin platformën e tyre. Gjithçka do të jetë transparente, ku prezentë do të jenë të gjitha televizionet. Unë nuk mbaj anën e asnjë televizioni. Kjo pasi të gjitha mediat duhet të jenë të kënaqur.

Meqe jemi te kjo pjesë, të gjitha fondet që vijnë nga UEFA, apo nga të drejtat televizive, do të jenë për klubet e futbollit. Ndaj besoj se do të ketë ndryshim edhe të tarifave që përfitojnë ekipet nga të drejtat televizive dhe nuk do të përfitojnë vetëm klubet e Superligës nga këto fonde, por edhe ato të kategorive inferiore.

Një nga pikat e forta të miat janë decentralizimi i kompetencave. Të gjitha komisionet do të kenë forcën e tyre dhe përgjegjësinë e tyre korekte. Këto komisione duhet të marrin vendime jo me dy standarde.

Punën nuk e bën një president Federate. Punën nuk e bën dot një njeri. Jemi në futboll, ndaj edhe duhet punuar si ekip. Komisionet përkatëse në FSHF nuk do të kenë asnjëherë ndikim nga presidenti i FSHF-së.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave