Presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar zgjedhjet e mesmandatit që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara si më të rëndësishmet në historinë e vendit.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se administrata e tij ia ka dalë ta bëjë Amerikën sërish të madhe, duke sugjeruar se slogani i tij i njohur, “Make America Great Again”, mund të mos jetë më i nevojshëm.

“Më lejoni t'ju them se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, sepse ne ia kemi dalë vërtet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara janë tashmë një vend i fuqishëm dhe i respektuar në mbarë botën, ndaj edhe slogani që e shoqëroi gjatë fushatave të tij elektorale mund të konsiderohet i tejkaluar.

“Nëse njerëzit në Shtetet e Bashkuara do të lodheshin ndonjëherë prej meje, do të shpërngulesha në Izrael dhe do të bëhesha kryeministër”, u shpreh Trump.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, republikanët dhe demokratët në garë për kontrollin e Kongresit! Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje shkoj kryeministër në Izrael