Fino në një zë me opozitën, kritika 
 për ligjin për eficencën e energjisë

Fino në një zë me opozitën, kritika <br /> për ligjin për eficencën e energjisë
TIRANE - Propozimi i qeverisë për eficencën e energjisë ka marrë kritika jo evtëm nga opozita por edhe nga përfaqësues të mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Deputeti Bashkim Fino, ashtu si demokrati Eduard Halimi shprehet kundër ngritjes së fondit për eficencën, ndërsa zëvendësministri i Ekonomise Ilir Bejtja vlerësoi se fondi është eficent për projekte që shfrytëzojnë energjinë e erës dhe diellit.

Deputeti Bashkim Fino e konsideron të pavend ngritjen e një fondi të tillë pasi është krijuar në 2005 dhe asnjëherë nuk ka dhënë efekte. Në këtë pikë socialisti Fino shprehu pesimizmin e tij për suksesin e këtij projekti.

“Jam pak pesimist në fund të fundit, nuk e di të shohim. Mbase ky ligj do të japi më shumë zhvillim por që mbase se din ligjin, por ky fond është pothuajse i fondit të zhvillimit dhe financimet që do zhvillohen nga ana e saj dhe kush na garanton që do ta zhvillojmë veprimtarinë tamam ndërkohë që nuk e ka zhvilluar që nga 2005 deri tani mua më duket dhe jo shumë frytdhënëse edhe nga relacioni apo dhe nga shpjegimet që u dhanë sot këtu”, tha Fino.

“Sjell dhe ky fond përmirësime në sistem duke garantuar zhvillimin e projekteve të eficencës në përgjithësi dhe duke garantuar dhe inçentiva që kompani të ndryshme të cilat përballojnë kosto të ndryshme në ndërtim të zhvillohen projekte të cilat garantojnë konsumin e energjisë më të ulët në një hark kohor vitesh prej 4-5 vitesh deri sa të mbyllet dhe shlyerja e investimeve”, u shpreh Bejtja.

Por kritikat e demokratëve shkuan më tej se ngritja e një institucion të tillë. Sipas Eduart Halimit në kushtet kur  po ndërpritet energjia po futen në burg qytetarët e pamundur, qeveria hap struktura të reja për militantët  e partisë.

“Ata prandaj e ndërpresin, thonë për efiçencë. Epo efiçenca nuk bëhet as me ndërprerje, as me aksione duke futur në burg të pamundurit sepse aksionet janë veprime vetëm propagandistike. Nuk bëhet efiçenca me aksione. Te konsumatorët e mëdhenj nuk trokasin”, - u shpreh Halimi.

Në fund komisioni miratoi  me votat e maxhorancës dhe votat kundër të opozitës , projektligjin për eficencën e energjisë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit