TIRANË - “Nuk besoj se do të ketë kandidaturë tjetër për kreun e PS-së, veç Edi Ramës”. Deklarata është bërë për A1 Report nga deputeti Bashkim Fino, i cili mban postin e Sekretarit për pushtetin Vendor i Partisë Socialiste.
Sipas tij, zgjedhjet për kreun e ri të PS-së do të bëhen “pasi Edi Ramës i mbaron mandati katër vjeçar”. Kreu aktual i PS-së, Rama është zgjedhur në 26 shtator të vitit 2009.
Fino tha se, shtyrja e zgjedhjeve në parti janë shtyrë për disa faktorë. “Zgjedhjet për kreun e PS-së, janë shtyrë pasi ai është në krye të punëve, si Kryeministër dhe kryetar. Aktualisht është ngritur një grup për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Është normale vonesa e këtij procesi, për shkak të zgjedhjeve të përgjithëshme dhe pa u konstituar qeveria e re, ne nuk mund të hynim në një proces tjetër zgjedhor, atë të kryetarit”, deklaroi Fino, për gazetaren e A1 Report, Joniada Koçi.
Sipas Finos, “kryesia e PS-së, asambleja, krerët e partive në njësitë vendore, kanë mandat dy vjeçar dhe zgjidhen çdo dy vjet. Ndërsa kryetari ka një mandat 4 vjeçar. Mandati i kryetari ka mbaruar dhe tani do të punojmë për marrjen e emrave të kandidatëve për kryetar dhe për të mbledhur Kongresin”.
“Besoj do të jetë vetëm kandidatura e zotit Rama, pasi ai doli nga zgjedhjet e përgjithshme si fitues me një votë plebishitare”, deklaroi Fino për A1Report.
Ai nuk ka dhënë një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të PS-së, por sipas tij, kjo procedurë do të mbyllet muajin e ardhshëm.
“Gjatë tetorit do të marrë fund çdo gjë për rastin konkret, por një datë konkrete nuk mund të them pasi punët janë në zhvillim”, tha Fino.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com