Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, pas ikjes së Holta Zaçajt së cilës i përfundoi mandati. Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte e marta, ndërsa javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe procesi i votimit.

Papajorgji synon një mandat 3-vjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese, por për të marrë drejtimin ajo duhet të marrë të paktën 5 vota, nga 8 anëtarë.

“Në vijim të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se shprehja e interesit për Kryetar të Gjykatës Kushtetuese është bëre nga gjyqtarja Fiona Papajorgji”, tha Kushtetuesja për Report Tv.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.