Club Brugge dhe Fiorentina barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Conference League. Falë fitores 3-2 në Itali, Fiorentina është finalistja e parë e CL për këtë sezon, teksa mbrëmjen e 29 majit do jetë në stadiumin “Shën Sofia” të Athinës, aty ku do diskutohet trofeu.
Ndeshja në ‘Jan Breydel’ të Brugge pa vendasit më kërkues dhe në minutën e 20-të shënuan me Vanaken. Pjese e parë u mbyll me këto shifra, teksa Fiore goditi tre herë shtyllën.
Duhej minuta e 85 që Beltran të kthente në gol një penallti për të ‘shembur kështjellën’ e vendasve. Kështu Fiorentina për vitin e dytë radhazi është në finalen e Conference League.
Të enjte në orën 21:00 luhet Olympiacos - Aston Villa, me ndeshjen e parë që është fituar 4-2 nga skuadra greke.