Fiorentina ndal Napolin, Juventus
shkëputet në krye, humbet Lazio

Fiorentina ndal Napolin, Juventus<br />shkëputet në krye, humbet Lazio
Napoli ndalet në Firence duke i dhënë mundësi Juventusit që të shkëputet në  krye të klasifikimit me 3 pikë nga vendi i dytë.
 
Fiorentina tregoi edhe njëherë se është një ‘kockë’ e ofrtë dhe nuk është e lehtë t’i marrësh pikë aq më tepër në fushën e saj.
 
Ekipi i Sarrit regjistroi ndeshjen e tretë pa fitore duke dhënë shenjat e para të një krize goli.
 
Napoli e nis keq ndeshjen, pasi që në fillim në të 6’ pësoi gol nga Fiorentina me autor Marcos Alonso.
 
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe një minutë më pas ishte i përhershmi Higuain që barazoi gjithçka.
 
Në pjesën e dytë ishte Napoli që kontrolloi lojën dhe goli i fitoren mungoi. Në ndeshjen tjetër Lazio humbi 2-0 ndaj Sasuolës.
 
Sasuolo shkëputet tashmë 4 pikë nga Lazio por gjithsesi mbetet ende larg zonës europiane.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar