Firehouse Subs®, marka ikonë e sandwicheve Amerikane, së shpejti në Shqipëri dhe Kosovë

Firehouse Subs®, marka ikonë e sandwicheve Amerikane, së shpejti në Shqipëri dhe Kosovë

Marka amerikane Firehouse Subs®, e njohur në tregun e restoranteve të shërbimit të shpejtë të sandwicheve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, pritet të shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë, si rezultat i arritjes së një marrëveshje ekskluzive për zhvillimin e markës mes kompanive Super Subs sh.p.k, pjesë e Balkan Foods dhe Firehouse Subs®. Restoranti i parë Firehouse Subs do të hapet në Shqipëri gjatë vitit 2024 dhe kjo shënon gjithashtu dhe hapjen e restorantit të parë në Europën Juglindore, për të vijuar më pas me Kosovën në vitin në vazhdim.

Firehouse Subs është themeluar në Jacksonville, Florida, në vitin 1994 nga dy vëllezër me profesion zjarrëfikës, të cilët përcollën kulturën e shërbimeve amerikane të zjarrëfikseve në restorantin e tyre. Prandaj Firehouse Subs nënkupton porcione të mëdha, ingredientë të cilësisë së lartë dhe një process të vecantë të gatimit në avull që përforcon shijen e mishrave dhe djathrave. Kjo markë është gjithashtu e njohur për angazhimin në komunitet përmes krijimit të Fondacionit Firehouse Subs® në Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër, i cili i vjen në ndihmë me pajisje apo mjete të tjera stacioneve zjarrëfikëse, përmes organizimit të aktiviteteve për mbledhjen e donacioneve.

“Ne jemi entuziastë që po sjellim në Shqipëri sandwichët e bollshëm dhe të shijshëm të Firehouse Subs për klientët tanë në Shqipëri dhe Kosovë. Jemi të bindur që Super Subs sh.p.k, pjesë e kompanisë Balkan Foods, zhvilluesi ynë ekskluziv afatgjatë do të na ndihmojë të pozicionohemi suksesshëm në këto shtete” thotë Thiago Santelmo, president i International në kompaninë Restaurants Brands International, kompania mëmë e markës Firehouse Subs. “Marka jonë është renditur për disa herë radhazi në vendin e parë si për cilësinë e ushqimit ashtu edhe për shijen e tij, përmes sondazheve të ndryshme konsumatore të organizuara në kategorinë e restoranteve të shërbimit të shpejtë në Shtetet e Bashkuara dhe prandaj me padurim po presim të sjellim recetat e shijshme të Firehouse Subs në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo marrëveshje është një hap përpara në planet tona të zgjerimit të markës, për ti shërbyer sa më shumë klientëve në mbarë botën”.

"Jemi shumë krenarë që komunikojmë hapjen së shpejti të restorantit të parë FireHouse Subs në Shqipëri,” – thotë Shkumbin Mucolli, Drejtor Ekzekutiv i kompanise Balkan Foods. "FireHouse Subs është një markë lider në tregun Amerikan të restoranteve të shërbimit të shpejtë, me më shumë se 1200 restorante në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, e cila në vizionin e saj ka shtrirjen në të gjithë Europën, dhe ky restorant do të jete një nga të parët që do të hapet në rajonin e Balkanit. Kompania jonë ka një eksperiencë disa vjecare në menaxhimin e markave të mire njohura botërore si Burger King, prandaj jemi të bindur që sjellja e kësaj marke në Shqipëri do të rrisë cilësinë e shërbimit për adhuruesit e sandwicheve dhe restoranteve të shërbimit të shpejtë, si dhe do të ndikojë në krijimin e vëndeve të reja të punës në disa kategori nga ndërtimi i restoranteve, në furnizim dhe shpërndarje të produkteve, administrim dhe më kryesorja si anëtarë ekipi të cilët do të jenë ata që menaxhojnë restorantin në baza ditore dhe shërbejnë klientët tanë me recetat tona të vecanta. Për këtë arsye nuk mund të ishim më të lumtur se kaq”

Z.Mucolli gjithashtu inkurajoi të gjithë të interesuarit, që në ditët në vijim të aplikojnë për të qenë pjesë e stafit të kësaj marke të njohur, ku si vlerë të veçantë theksoi edhe zhvillimin profesional të punonjësve.

Restoranti i parë i Firehouse Subs® në Shqipëri është planifikuar që te hapet brenda vitit 2024.

Deklaratë largpamëse:
Ky artikull përmban deklarata largpamëse ne lidhje me ngjarjet e ardhshme që nuk janë garanci për performancën e ardhshme dhe përfshijnë një sërë rreziqesh dhe pasigurish, duke perfshire këtu edhe ato të deklaruara në dosjet e RBI-së në SEC. Përvecëse sic kërkohet nga ligji në fuqi ne nuk marrim përsipër ti përditësojmë këto deklarata.

Rreth Firehouse Subs

Firehouse Subs® është një zinxhir restorantesh që mbart pasionin për ushqimin e shijshëm dhe të bollshëm, shërbimin mikpritës dhe sigurinë publike. Themeluar në Jacksonville, Florida në 1994 nga dy vëllezër dhe ish zjarrëfikës, Firehouse Subs është një markë ndërtuar mbi disa dekada shërbimi në sektorët e policisë dhe zjarrfikseve, sandwicheve të nxehtë dhe të bollshëm të mbushur me mishra dhe djathra të cilësisë më të lartë, si edhe angazhimit në të shpëtuarin e jetëve përmes themelimit të organizatës jo-fitimprurëse Firehouse Subs Public Safety Foundation®.

Firehouse Subs është një nënkompani e Restaurant Brands International Inc. ("RBI"), një nga kompanitë më të mëdha të restoranteve të shërbimit të shpejtë në botë me mbi $40 miliardë shitje vjetore dhe mbi 30,000 restorante në më shumë se 100 vende të botës. RBI zotëron katër nga brendet më të njohura dhe ikonike të restoranteve të shërbimit të shpejtë në botë – BURGER KING®, TIM HORTONS®, POPEYES®, dhe FIREHOUSE SUBS®. Shijoni më shumë sandwichë. Shpëtoni më shumë jete. Për të mësuar më shumë vizitoni http://www.firehousesubs.com dhe na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet