Firma e munguar për rinovimin, Sylvinhon e duan në Portugali para Euro 2024

Firma e munguar për rinovimin, Sylvinhon e duan në Portugali para Euro 2024

Sylvinho

Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk kanë rinovuar kontratën, me marrëveshjen e parë që skadon më 31 korrik 2024. Përpara Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani, emri i trajnerit të kombëtares shqiptare është shumë i përfolur në Portugali.

Bëhet fjalë për klubin e Arouca që e zhvillon aktivitetin në Premier Ligën e Portugalisë dhe e ka qendrën pranë Portos, qytet në të cilin Sylvinho ka një banesë.

Sport Tv në Portugali bën me dije se drejtuesit e Arouca janë ambiciozë dhe kanë kontaktuar tanimë trajnerin e Shqipërisë për t'i thënë se e duan në ekip. Vendi i shtatë këtë sezon në kampionat dhe financat e shëndosha kanë bërë që Arouca të kërkojë më shumë.

Megjithë interesin e shtuar nga portugezët, i njëjti burim bën me dije se Sylvinho me punën e bërë te kuqezinjtë ka inters nga klube më të mëdha dhe do jetë e vështirë një marrëveshje me Arouca. Tanimë është në dorën e FSHF-së që të bindë trajnerin për rinovimin e kontratës, duke mos lënë gjithçka për në minutën e fundit.

Duket se plani i brazilianit është që të shohë të ardhmen pas Euro 2024, kjo edhe në bazë të paraqitjeve në Gjermani. Fakt është se puna e mirë me Shqipërinë i ka sjellë Sylvinhos shumë famë edhe si trajner, duke qenë i dëshiruar nga shumë klube.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë