Me një lëvizje të papritur, qeveria shqiptare ka lënë në heshtje të gjitha planet e mëparshme për zhvillimin e porteve të Durrësit, Vlorës apo Shëngjinit drejt standardeve të qendrave të mëdha portuale të vendit, apo pika fundore të Korridorit VIII Pan-Evropian. Zhvillimi i tyre i mëtejshëm nuk përjashtohet, por e gjithë vëmendja duket se do të përqendrohet më tej në realizimin e një mega-projekti “Morgan”, të panjohur nga publiku i gjerë deri tani dhe të propozuar nga privatët, që parashikon krijimin e një super-porti të ri në Karpen, në bregdetin e Kavajës. Objekt, që do të shoqërohej edhe nga një TEC i madh me gaz, një stacion rigazifikimi, si dhe nga një zonë ekonomike prej 1.700 hektarësh.
Procedura
Kjo bëhet e ditur nga një projektligj, që ka mbërritur në Kuvendin e Shqiprisë dhe që nuk është bërë më parë i njohur në njoftimet e zakonshme nga Kryeministria, që referon normalisht të gjithë projektligjet e kaluara nga qeveria. Projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ‘Star Bridge Port Developments Limited’ me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike” në fakt kërkon leje nga Parlamenti shqiptar që qeveria të mund të nisë procesin e negociimit me një subjekt të huaj, që ende nuk është regjistruar në Qendrën Kombëtare shqiptare të Biznesit, për një projekt të pakërkuar nga pala shqiptare.
/Shqiptarja.com

VIDEO