TIRANE - Në 5 shtator të vitit të kaluar, një gjykatë në Paris ka dënuar me gjobë 500 mijë euro kompaninë Safran, që më parë mbante emrin tregtar Sagem. Sipas vendimit, kompania u ka dhënë rryshfet zyrtarëve shtetërorë në Nigeri në vitet 2000-2003 për të fituar një tender me vlerë 214 milionë dollarë, për prodhimin e 70 milionë kartave të identitetit.
Kjo kompani është e pranishme në garën për të realizuar sistemin e verifikimit elektronik të zgjedhësve në Shqipëri, projekt pilot që duhet të zbatohet për herë të parë në vendin tonë gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Kompania Aleat, që është hapur në Shqipëri nga Safran-Sagem është pajtuar nga qeveria Berisha edhe për të prodhuar pasaportat dhe kartat shqiptare të identitetit, duke marrë një shërbim ekskluziv me vlera të konsiderueshme dheqë zgjat në kohë. Opozita politike në atë kohë ngriti dyshime për subjektin, si dhe për mënyrën e përzgjedhjes së tij, ndërkohë që një debat i dytë u hap kur në Kuvend erdhi projektligji që përjashtonte nga detyrimi i TVSH-së veprimtarinë e saj, çka u komentua si një favorizim me qëllime korruptive, ndërkohë që arka e shtetit pësonte humbje.
Vendimi gjyqësor që dënoi në Francë një subjekt ligjor për korrupsion jashtë tij shënoi rastin e parë të një dënimi ndaj një subjekti ligjor, për më tepër me pjesëmarrje të shtetit në masën 30 për qind të aksioneve të tij. Procesi u ndoq nga afër prej një grupi ekspertësh të antikorrupsionit të organizatës OECD, njoftoi shtypi francez, sipas të cilit ky organizëm kërkëoi të verifikonte aftësinë e Gjyqësorit të këtij vendi për të marrë vendime kundër akteve antiligjore të kompanive që kishin kryer korrupsion.

(Faksimile e ekstraktit të regjistrimit të kompanisë Aleat, ku aktualisht pronari i paketës të shumicës është Morpho dhe Faksimile e historikut të regjistrimit të kompanisë Aleat, ku
pronari i larguar i paketës të shumicës më 2010 ishte Sagem)
Kompania-mëmë, e sapondëshkuar nga drejtësia franceze, nëpërmjet emrit “të modifikuar” të kompanisë-bijë Aleat, ku aksioneri kryesor nuk është më Sagem që prej qershorit të vitit 2010, por kompania Morpho, është një ndër subjektet që do të marrë pjesë në garën e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të realizuar projektin pilot. Pra, zyrtarët shqiptarë nuk kanë hetuar fare lidhur me probleme të mundshme të saj gjyqësore, ose dinë gjithshka dhe e kanë kaluar çështjen në heshtje. Por, në dokumentat standarde të tenderit (kriteret e përgjithshme të pranimit) thuhet shprehimisht se kusht i domosdoshëm për pjesëmarrje është “1) një dokument që të vërtetojë se subjekti … b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP”.
Mosmarrja parasysh e një rrethane të tillë mund të jetë një sinjal i ri për përgatitje të manipulimeve me listat e zgjedhësve, që mund të përmbyste rezultatet, në procesin më të rëndësishëm, atë të përcaktimit të mazhorancës në përputhje me vullnetin e votuesve.
Referenca e mjaftueshme që do të përjashtonte kompaninë nga pjesëmarrja në garë është vendimi i marrë nga gjykata e Parisit për korrupsion, pikërisht në një veprimtari jashtë vendit, në fushën e përcaktimit të identitetit personal të qytetarëve.
Ndërkohë, duket gjithashtu po aq absurd që e njejta kompani, që ka prodhuar dokumentat e identifikimit të shqiptarëve, do të kontrollojë të njejtat dokumenta që i ka prodhuar vetë, ndërkohë që një veprimtari e tillë duhej të kryhej nga një tjetër subjekt.

(Njoftimi në shtypin francez për dënimin nga gjykata e Parisit të Kompanisë Safran (ish-Sagem) për dhënie rryshfeti në Nigeri)
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com