Firmos Insigne, lë Napolin për milionat e Amerikës! Dembele 'trondit' Barcelonën, refuzon pagën faraonike

Lorenzo Insigne do jetë një lojtar i Torontos në kampionatin amerikan duke filluar nga 1 korriku. Ajo që flitej prej javësh është zyrtarizuar sot nga vetë klubi i MLS-së, që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me italian, i cili do fitojë 8 milionë euro në sezon plus të tjera në formë bonusesh. Insigne është në kontratë me Napolin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa refuzoi të rinovonte pasi oferta ishte shumë më e vogel se sa ajo e Toronto-s.

Ndërkohë Barcelona po has një bllok nga Dembele, i cili është në skadencë kontrate. Mediat në Spanjë bëjnë me dije se francezi ka refuzuar një ofertë faraonike prej 900 mijë eurosh në javë, duke dhënë një mesazh të qartë se dëshiron të largohet. Katalanasit pretenduan se me largimin në huazim të Coutinho-s do t’i gjenin mundësitë ekonomike për të rinovuar me Dembele-n, por sulmuesi e ka ndarë mendjen që në verë të largohet me paramterë zero.

Ndryshe nga Dembele paraqitet situata për talentin katalanas Gavi. Edhe pse Liverpool i ka ofruar një pagë 50 herë më të lartë se ajo që merr te Barcelona 17-vjeçari preferon të rinovojë me katalanasit. Në 16 ndeshje që ka zhvilluar këtë sezon Gavi ka realizuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher