Firmoset marrëveshja, Shqipëria
pjesë e nismës “Green Bridge"
Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën “Green Bridge”. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë takimit që Ministri Koka zhvilloi me Ministrin e Mjedisit dhe të Ujërave të Kazakistanit, Z. Nurlan Kapparov, në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit, në Tiranë.
TIRANE - Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën “Green Bridge”. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë takimit që Ministri Koka zhvilloi me Ministrin e Mjedisit dhe të Ujërave të Kazakistanit, Z. Nurlan Kapparov, në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit, në Tiranë.
Gjatë takimit Ministrat shkëmbyen edhe draftin e parë të një Memorandumi Bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Burimeve Ujore të Kazakistanit, në fushën e Mjedisit dhe sektorët kryesorë të tij. “Rasti më i mirë i nënshkrimit zyrtar të këtij dokumenti do të jetë gjatë vizitës që do të kryejë Presidenti i Kazakistanit në Shqipëri”- u shpreh Ministri Kapparov.
Nga ana e tij, Ministri Koka, pasi vlerësoi hapin e parë drejt bashkëpunimit mes dy ministrive të mjedisit në Shqipëri dhe Kazakistan, theksoi rëndësinë e pjesmarrjes së vendit tonë në programin ndërkombëtar “Green Bridge” ku aderojnë edhe shtete të tjera të rëndësishme. “Vlerësoj përfshirjen e Shqipërisë në këtë program si një hap drejt ekonomisë së gjelbërt. Ndonëse një shtet në zhvillim do të bëjmë përpjekjet tona për promovimin e investimeve inovative, shfrytëzimit me efikasitet të sektorit privat apo zhvillimin dhe përshtatjen e teknologjive të pastra”- u shpreh Ministri.
Gjatë takimit Ministri Koka ftoi të gjithë investitorët kazak, për investime në Shqipëri. Ai siguroi homologun e tij se investitorët e huaj do të gjenin nga ana e shtetit shqiptar një klimë mjaft të favorshme sigurie, besimi dhe bashkëpunimi për zhvilllimin e biznesit të tyre.
Takimi i Ministrit të Mjedisit të Kazakistanit me Ministrin e Mjedisit të Shqipërisë, është në kuadër të një vizite që një delegacion i nivelit të lartë nga Kazakistani po zhvillon në vendin tonë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.2%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18