Firmoset marrëveshja për ndërtimin e linjës kabllore nënujore me Egjiptin, Rama: Projekt ambicioz për të qenë kampionë të inovacionit në rajon

TIRANË-  Shqipëria do të ndërtojë linjë kabllore nënujore me Egjiptin me fibër optike për tejçimin e internetit. Marrëveshja me kompaninë 4iG u firmos ditën e sotme (5 shkurt) në kryeministri. 

Vlera e këtij investimi është përllogaritur 100 deri në 115 milionë euro dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e teknologjisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo lidhje e re është një hap më tej drejt zhvillimit teknologjik dhe internetit të shpejtë e të sigurtë. Sipas Ramës i cili e konsideroi projektin si një 'autostradë digjitale' të Mesdheut që lidh 2 vendet, ky projekt shënon një gur kilometrik për vizionin e ‘Shqipërisë 2030’ dhe të shndërrimit të vendit në kampione të inovacionit në rajon.

“I jep mundësi vendit tonë të garantojë një akses në këtë rrugë të re, këtë autostradë digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh të Europës Qendrore. Mendoj se ky është një projekt i mirëseradhur sepse rrit në mënyrë domethenëëse masën e mozaikut të projekteve që po bëjmë për të transformuar Shqipërinë në një vend kampion në rajon për inovacionin. Është një projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi, që rritet vit pas viti dhe gjen shprehje në këtë rast përmes kompanisë 4iG që zgjodhi Shqipërinë si pikë referimi për këtë projekt ambicioz. Në pamje të parë, projekti nuk ka shifra marramandëse por në thelbin e vetë është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do krijojë. Duke u falenderuar edhe njëherë të gjithë skuadrën e kompanisë dhe duke patur besim të plotë se pala jonë do jetë në lartësinë e duhur në gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe më pas të vënies në funksion të kësaj autostrade jam i bindur se ky projekt shënon një gur kilometrik në Shqipërinë e vitit 2030 dhe padyshim do shoqërohet me projekte të tjera të kësaj përmase”- tha Rama.

Ndërsa CEO i 4iG Group Péter Fekete, u shpreh se projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë.

“Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot është dëshmi e angazhimit të 4iG për Shqipërinë dhe ekonominë shqiptare në shumë drejtime. Mundësia për këto kabllo nënujore që do të lidhë Shqipërinë me Egjiptin është me rëndësi kyçe qoftë për Shqipërinë, qoftë për 4iG. Ky projekt do të lejojë Shqipërinë që të bëhet një pikë e re hyrëse dhe një vendndodhje strategjike për operatorët afrikanë, të Lindjes së Mesme dhe aziatikë. Projekti shënon një moment kyç në evoluimin digjital të Shqipërisë.” – theksoi ai.

Shqipëria ka edhe 3 linja të tjera kabllore nënujore, të vitit 1996 që lidh Shqipëri-Kroaci-Greqi, linja e dytë në vitin 1997 me Italinë  dhe e fundi, ajo e vitit të kaluar, me fibër optike, në shtetet ku kalon projekti i gazsjellësit TAP.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 05/02/2024 13:19

    Cfare behet me satelitet Albania 1 dhe 2? Tani autostrada digitale e mesdheut. Dronet bayraktar nga turqia etj Deri tani vetem 2 helikoptere te lodhur Blachawk kemi pare. Me fjalet e Rames jemi superfuqi rajonale. Nderkohe cmime e ushqimeve dhe kosto e jeteses jane bere te paperballueshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës