TIRANË- Qeveria shqiptare ka firmosur sot me kompaninë turke ‘Bayraktar’ marrëveshjen për blerjen e flotës së 3 dronëve luftarakë, ndërsa parashikon që të tjerë dronë do t’i shtohen flotës vitin e ardhshëm. I pranishëm gjatë firmosjes së marrëveshjes kryeministri Edi Rama tha se blerja e doneve vjen në një kohë kur siguria globale është e kërcënuar, Kreu i qeverisë theksoi në fjalën e tij se dronët do të jenë dobiprurëse për sigurinë kombëtare.

‘Është teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.’- tha Rama.

Për t’u njohur me këto armatime të teknologjisë së lartë, do të trajnohen mbi 30 persona.

‘Më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmën e kompanisë Bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës’.- tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se vitin e ardhshëm do të plotësohet e gjithë flota për të qenë në shërbim të komunitetit.

'Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare.'- u shpreh Peleshi.

Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar në fjalën e tij tha se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. Bayraktari u shpreh se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi për herë të pare, gjatë vizitës në Stamboll në qershor të vitit 2021 për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit,  që do të mblidhnin dhe do përcillnin dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

 

Video e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar: Do hapim një qendër shërbimi në Tiranë, të pajisen me dronë edhe vendet e tjera të Ballkanit

 

Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi. Gjatë firmosjes së marrëveshjes ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.

"Kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenarë që sot po bëhet realitet, ne si bajraktarë do performojmë më të mirën në këtë kontratë në mënyrë që ju të merrni përftimin më të lartë të kësaj teknologjie. Vendi ynë ka një marrëdhënie të gjatë historike, kemi marrë veshje vëllazërore 100 vjet më parë dhe marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto teknologji janë vërtetuar si astete që janë vërtetë të rëndësishme në inventar. Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme. Urojmë që kjo tek të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë. Duam të krijomë një marrëdhënie të dyanshme, do ngremë një qendër shërbimi këtu dhe të gjitha to objekte do i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve fqinje. Do doja të ndërtonim një qendër që quhet Sience Tirana, nga fondacioni unë, së bashku me mbështetjen e kryeministrit duam ta nisim këtë projekt. Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinin Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe ti shërbejnë vendit të tyre”, tha Bayraktari.

Ora 16:36
Rama tregon ‘lidhjen’ e shpikësin e dronit bajraktar: Mesa duket i kam sjellë shumë fat

 

Kryeministri Edi Rama sërish është ndalur në batuta gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve Bajraktar. Rama tha se i ka sjellë shumë fat shpikësit të dronëve bajraktar, pasi ka qenë dëshmitar në dasmën e vëllait të tij.

“Do doja ta nisja duke thënë se kam qenë vetëm njëherë dëshmitar në dasmë në jetën time, ndodh që martesa ku kam qenë dëshmitar ka qenë martesa e shpikësit të bajraktarit, vëllait të drejtuesit ekzekutiv që është këtu. Shpresoj që si dëshmitar së paku nuk kam sjellë mungesë fati pra, shpresoj kam sjellë fat. Sigurisht dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë sonë dhe vendit tonë. Jam i lumtur, por ndërkohë dua t’ia nis andej nga duhet nisur për të falëndëruar erdogan, që ka qenë thelbësor në këtë proces”, tha Rama.

Ora 16:34
Shqipëria blen tre dronë ‘Bayraktar’ nga Turqia, Rama: Nuk jetojmë në kohë të sigurta

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ tha se dronët do të jenë dobirpurëse për të mirën e ligjit në vend. Sipas kreut të qeverisë nuk po jetojmë në kohë të sigurta, duke ju referuar luftës në Ukrainë.

'Ne do nënshkruajmë për paketën e plotë. Tre dronët që do të vijnë së pari, do të jenë të armatosur dhe do të jenë të gatshëm për çdo rast, ku dhe kur dhe shpresoj të mos ndodhë kurrë, por nuk jetojmë në kohë fort të sigurta, kur pra dhe ku siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë, por ndërkohë ato do të jenë gati dhe për një gamë të plotë aktivitetesh që do të jenë mjaft dobiprurëse për mirëqeverisjen në vend, për sundimin e ligjit në vend, për sigurimin e pronave në vend dhe po kështu dhe për personat që për shkak të situatave të emergjencave civile mund të jenë të rrezikuara. Pra, dronët do të na ndihmojnë që të montojmë trafikun, do të na ndihmojnë për të ndjekur personat e kërkuar, pra do t’i shërbejnë dhe policisë dhe për të monitoruar tërësisht territorin dhe të arrijnë kapacitet të fjalës së fundit për të luftuar kultivimin e narkotikëve në terren, për të monitoruar zjarret dhe pyjet e po kështu për të vazhduar dhe për të siguruar që lufta që ka qenë dhe po vazhdon ende nga toka ku vijnë partnerët tanë, nga lufta kundër ndërtimeve të paligjshme, gjithashtu dhe shfrytëzimit të pronave ndonjëherë si të thuash në dëm të pronës publike dhe ndonjëherë në dëm të personave privatë të vazhdojë.

Nuk dua të marrë më shumë prej kohës suaj këtu, por sërish dua të them që është e pamundur të falënderoj mjaftueshëm zotin President, mikun tonë të dashur dhe mikun e shkëlqyer të këtij vendi dhe të këtij kombi Presidentin Erdogan, ministrin e mbrojtjes, i cili ka qenë mjaft i prirur të na ndihmojë sepse i gjithë operacioni nuk ishte i lehtë, sa i përket ndërtimit të kanaleve të duhura ligjore nga ana financiare. Po kështu, dua të falënderoj me zemër drejtorin ekzekutiv, të cilit nuk i kam qenë dëshmitar në dasmë, por i cili është treguar kaq i sjellshëm dhe kaq i hijshëm sa të na ofrojë kushte shumë të mira. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne që të kishim këtë fleksibilitet që na është treguar nga kompania dhe nga drejtori ekzekutiv, ndërkohë që e dimë shumë mirë që aktualisht ata nuk mund të prodhojnë, jo vetëm çdo gjë që iu kërkohet, por nuk di sa përqind mund të prodhojnë sepse kërkesat për Bajraktar janë në rritje.'- tha Rama.

Ora 16:26
Marrëveshja për dronët ‘Bayraktar’, Rama: Kompania do trajnojë 30 persona, qendra e kontrollit do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën e Kuçovës

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen mes Turqisë për blerjen e dronëve bajraktar. Rama tha se kjo marrëveshje është arritur falë partneritetit strategjik mes Turqisë dhe Shqipërisë, ndërsa tha s e këta dronë janë të një niveli të lartë teknologjie.

“Të gjithë ne e dimë se kur vjen fala për mjete pa pilot, dronet nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh edhe të hysh, radhë, sepse radha është shumë e gjatë dhe nga ana tjetër është fati të jesh në anë e duhur. Krenar që jemi të rreshtuar në aleancën më të madhe ushtarake, NATO-s dhe në të njëjtën kohë të jemi të rreshtuar në një partneritet strategjik mes nesh dhe Turqisë. Marrëdhënie e natyrshme e ndërtuar ndër vite, sot është në pikën më të mirë.

Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes FA tona dhe kompanisë bajraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve, më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihëm e kompanisë bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.

Ora 16:16
Firmoset marrëveshja për avionët luftarakë pa pilotë 'Bayraktar', Peleshi: Me rëndësi për sigurinë tonë kombëtare dhe të Aleancës

 

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura.

“Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes. 

Ministri Peleshi shpjegoi edhe objektivat që kërkohen të arrihen përmes shtimit të këtyre kapaciteteve. 

“Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumepërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, theksoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se, “kompletimi më këto sisteme ka rendësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleancës, si dhe vjen në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”.

Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.