Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve dhe firma gjermane “PWT”, kanë firmosur marrëveshjen për ndërtimin e linjës së re të furzimit me ujë të Ujësjellësit të Durrësit”.Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori “DPUK” Ardian Alushi dhe përfaqësuesi i firmës “PWT”.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se kjo është një nga kontratat më të rëndësishme të ujësjellës kanalizimeve,veçanërisht për zonën e Durrësit.
Ministri Haxhinasto tha se, ky është një projekt që ka shumë kohë që është duke u pregatitur dhe do sjellë një zgjidhje të qëndrueshme për qytetin dhe gjithë zonën turistike të tij.
”Ky projekt parashikon ndërtimin e një linje dedikuar Durrësit prej 68 kilometra, me një teknologji të lartë të tubacioneve, që parashikon transportimin me cilësi të ujit nëpërmjet këtij sistemi. Projekti do realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore, prej 31,6 milion euro dhe do të dyfishojë sasinë e furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit”.
Haxhinasto theksoi se ka një pritshmëri që qyteti të ketë furnizim me ujë 24 orë në ditë në mënyrë të vazhdueshme, në sasinë e nevojshme, jo vetëm për kërkesat e momentit ku jemi, por edhe për atë të shumë viteve që do të vijnë.
Ministri nëvizoi se Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizimeve dhe superviziori përkatës, duhet të bëjnë të mundur që kontrata të realizohet me cilësinë më të lartë dhe në kohën e duhur. Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj, dhe fillim i punimeve është menjëhershëm që në muajin Shkurt.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com