TIRANË – Presidenti i Republikës së Austrisë z. Heinz Fischer ka deklaruar sot se Austria nuk ka asnjë dyshim në përkrahjen që i afron integrimit evropian të Shqipërisë dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Austria si në planin evropian, ashtu edhe në atë ekonomik.
Këtë deklaratë, Fischer e ka bërë në takimin që ka pasur sot me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Metën.
Meta, pasi e vlerësoi si mjaft të rëndësishme, vizitën e Presidentit Fischer në Tiranë konfirmoi vëmendjen e vazhdueshme që Austria i kushton Shqipërisë dhe shprehu vlerësimin e veçantë për mbështetjen e pakursyer të Austrisë në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
Gjithashtu, Meta theksoi se Shqipëria do vazhdojë të forcojë rolin e saj stabilizues rajonal.

(Në foto: Takimi Meta - Fischer)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com