Fisi i deputetit Rraja dhunon barbarisht dy kushërinjtë Maja, gazetarja: Shteti është në anë të banditëve

Fisi i deputetit Rraja dhunon barbarisht dy kushërinjtë Maja, gazetarja: Shteti është në anë të banditëve

Fisi Rraja duke dhunuar dy kushërinjtë Maja

Ju lutem koleg, mos shkruani më familja që ishte në konflikt me fisin Rrahja. Kur kërkon të mbrosh shtëpinë tënde nuk quhet konflikt por e drejtë që sanksionohet edhe në Kushtetutë. Më e saktë do ishte të thoni se familja është në konflikt me shtetin që nuk funksionon dhe për pasojë janë dhe viktima të familjes Rrahja. Mjafton të shihni pamjet dhe e kuptoni që aty nuk janë dy palë që përplasen, por një bandë në sulm. Për fatin tonë të keq, kjo bandë nuk është e vetme. I hasim çdo ditë sapo kalojmë pragun e shtëpisë, dhe ty si qytetar nuk mbetet gjë tjetër veç ti lutesh Zotit mos të kesh të njëjtin fat si dy vëllezërit Maja. Inegzistenca e shtetit prodhon banda dhe viktima. Kam  muaj që nuk kam lenë agjenci shtetërore apo dhe polici bashkiake që kërkoj ndërhyrjen e tyre, pse dikujt i ka shkrepur në mendje të bëj biznes në mes të një kompleksi banimi. Zhurma e biznesit të tij është e llahtarshme. Jetesa është bërë e pamundur për të paktë 6 hyrje apartamentesh. Të gjithë  në hesap të vetë ia janë drejtuar shtetit. Reagimi 0. Zotnia vazhdon punën e vet i pa trazuar, nga institucionet apo nga shteti, edhe në këtë moment që po shkruaj këto rreshta. Nuk di kush e ka këtë biznes, por sapo pash pamjet me zuri frika. Unë dhe gjithkush që ankohet mund të ketë të njëjtin fat. Ndaj, kolegë të mi, ju lutem shumë kurseni të paktën fjalët se familja Maja ishte në konflikt me fisin Rrahja. Mos sot, nesër të gjithëve mund të  na qëlloj të jemi në këto situata, për arsyen e thjeshtë se shteti është në anë të banditëve.(marrë nga facebook)

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 08/07/2023 07:52

    Nuk eshte e vertete qe shteti nuk ekziston. Shqiperia po shkon drejt europes me shpejtesi te madhe. Po keta genjejne qe kane lidhje ne deputetin Bandat keshtu thone gjithmone se kane lidhje me shtetin per te trembur kundershtaret.

    Përgjigju
  • Nemesis: 07/07/2023 18:22

    Te lumte dora, tamam cdo fjale. Menyra si u turreshin ishte e tmerrshme, e pakomentueshme dhe teresisht barbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale