A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë janë gurët në tëmth? Pse formohen dhe çfarë ndodh brenda trupit tonë që çon në krijimin e tyre? Cilat janë shkaqet e vërteta që i bëjnë disa njerëz më të rrezikuar se të tjerët? A ka mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në parandalimin apo tretjen e tyre? Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV ndalet së pari në rolin që ka tëmthi në organizmin tonë dhe pse është i rëndësishëm një stil jetese sa më i shëndetshëm.
"Gurët në tëmth janë formacione të ngurta që krijohen brenda fshikëzës së tëmthit, një organ i vogël që ndihmon trupin të tresë yndyrnat. Këto gurë mund të jenë mikroskopikë, por edhe të rriten deri në madhësinë e një guraleci. Shpesh mund të mos japin shenja deri në momentin kur bllokojnë rrugët e tëmthit dhe shkaktojnë dhimbje të forta".
Gurët formohen zakonisht kur në tëmth ka shumë kolesterol, ka tepricë bilirubine, ose kur fshikëza nuk zbrazet siç duhet. Kur këto substanca ngurtësohen, krijohen kristale që me kohën shndërrohen në gurë.
“Përbërja normale e biles është ujë (98–99%) shërben si transportues; kriprat biliare përfshijnë: acid koleik, acid kenodezoksikolik; kriprat e kolesterolit, lecitina, fosfolipide. Funksioni krijon emulsionin e yndyrnave në zorrë dhe ndihmon në përthithjen e vitaminave A, D, E, K”, thekson Merja.
Gurët në tëmth mund të jenë të tre llojeve:
* Kur bila është e mbipopulluar me kolesterol në sasi të tepërta, gurët janë me ngjyrë në të verdhë.
* Kur bila përmban më shumë bilurbinë (gurët janë të pigmentuar). Kjo ndodh kur ka sëmundje të mëlçisë, probleme me funksionet (p.sh. anemia, cirroza, infeksione).
* Gurë të përzier, të verdhë dhe të errët, që krijohen nga përzierja e kolesterolit të lartë në bilë bashkë me kripra të kalciumit.
Disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar gurë në tëmth.
"Sa më shumë faktorë të kesh, aq më i lartë është rreziku", shprehet Merja.
Faktorët më të zakonshëm janë:
* Trashëgimia dhe predispozita abdominale (obeziteti, dhjamosja abdominale)
* Ushqimi i pasur me yndyrna të ngopura, fast-food, ëmbëlsira, dhe më pak perime, pa sallata
* Faktori sedentar që e bën tëmthin "dembel"
* Nivelet e larta të estrogjenit dhe përdorimi i disa kontraceptivëve hormonale
* Mosha mbi 40–50 vjeç
* Disa sëmundje të mëlçisë ose të gjakut
* Infeksioni i tëmthit
* Humbja e shpejtë e peshës trupore
Simptomat e gurëvë në tëmth mund të jenë: dhimbje të forta në anën e djathtë poshtë brinjëve, midis shpatullave ose në shpinë; dhimbje pas konsumimit të ushqimeve të rënda yndyrore; fryrje barku, gazra, rëndim në stomak; nauza, ndjesi për të vjellë; shije e hidhur në gojë, sidomos në mëngjes.
“Në raste më serioze, tregon Merja, kemi temperaturë të lartë, të dridhura, ngjyrosje e verdhë e syve dhe lëkurës, urinë shumë e errët dhe feçe e zbardhur”.
Llumi në tëmth është i zakonshëm, shpesh i heshtur, por mund të bëhet problematikë kur kthehet në gurë dhe bllokon rrugët e tëmthit. Duke kuptuar si formohen gurët dhe cilët faktorë i shkaktojnë, ne mund të marrim hapa për t’i parandaluar dhe menaxhuar më mirë.
REKOMANDIME ALTERNATIVE:
* Shmangni metodat agresive të pastrimit të tëmthit.
* Pini vaj dhë lëng limoni.
* Konsumoni disa ditë, 3-4 ditë vetëm mollë jeshile, këto mund të realizojnë tkurrje të fortë të tëmthit dhe gurët vërshojnë drejt kanalit të tëmthit.
* Shmangni yndyrnat e tepërta në ushqime.
* Shtoni 1-2 lugë çaji rigon në gjellë gjatë ditës.
* Shtoni fibrat dhe perimet në dietë, ulin kolesterolin.
* Në mëngjes, pini 1 gotë ujë me 1 lugë gjelle uthull molle dhe 1 lugë çaji mjaltë.
* Pas 10 minutash, pini një gotë çaj kolestomer. Pasi çajit konsumoni mëngjes me 2 lugë muesli, 1 lugë çaji gjembgomari, 1 lugë çaji ekstrakt balsamik dhe 1 lugë çaji rigon.
* Në drekë pini 1 gotë çaj kolecistomer. Hidh në gjellë 1 lugë çaji rigon dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Konsumoni 1 mollë jeshile.
* Në darkë pini 1 gotë çaj kolecistomer, Konsumoni 1 mollë jeshile. Nëse keni dhimbje vendosni në zonën që keni dhimbje një borsetë me ujë të ngrohtë.
Por kujdes, për gurë të mëdhenj ose simptomatikë, trajtimi mjekësor shpesh është i domosdoshëm. Konsultimi me mjekun specialist është gjithmonë i rekomanduar.
Komente












