Fiskalizimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve sqaron: S'kemi të bëjmë me një taksë të re, por modernizim të mënyrës së faturimit

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar procesin e Fiskalizimit, ku thotë se nuk kemi të bëjmë me një taksë të re. Nëpërmjet një video, Ibrahimaj shprehet se Fiskalizimi është reforma e lëshimit të faturës elektronike dhe modernizimi i mënyrës së faturimit.

Sipas saj, Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të ulur evazionin fiskal, ndërsa shton se procesi i lëshimit të faturës elektronike është një direktivë e Bashkimit Europian.

"Fiskalizimi është reforma e lëshimit të faturës elektronike dhe se nuk përkthehet në një taksë e re, por është modernizimi i mënyrës së faturimit. Është një tërësi masash që përdoren për të ulur evazionin fiskal, për transaksionet me dhe pa para në dorë. Reforma e Fsikalizimit bën të mundur raportimi e të gjitha transaksioneve në kohë reale. Reforma e Fiskalizimit është testuar si dhe ka rezultuar e suksesshme në disa vende të BE si Italia, Kroacia e Sllovenia. Procesi i lëshimit të faturës elektronike është një direktivë e Bashkimit Europian që për një periudhë afatmesme do të aplikohet në të gjitha vendet anëtare", thotë ajo.

Procesi i fiskalizimit në vend ka nisur që nga 1 janari për bizneset që kanë marrëdhënie tregtare me qeverinë. Nga 1 korriku, procesi shtrihet me transaksionet midis bizneseve dhe më 1 shtator për të gjitha transaksionet me para në dorë biznes-konsumator.

Pavarësisht këtyre afateve, Administrata Tatimore ka sqaruar më herët se të gjithë subjektet kanë mundësi të fiskalizojnë transaksionet e tyre edhe më përpara.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptari: 29/05/2021 10:24

    Kete shko e thuaju biznesit te vogel qe detyrohet te paguaje haracin sa here qe ju te zgjuarit dilni zbuluar sepse jeni te paafte te mblidhni detyrimet tatimore,sidomos te biznesit te madh,prandaj dhe shpikni lloj-lloj menyrash qe ta mbyllni perfundimisht ate.Juve nuk ju duhen biznese familjare qe punojne per te siguruar jetesen pa asnje mbeshtetje nga ana juaj por ju duhen skllever moderne qe punojne per 20000 leke ne muaj.

    Përgjigju
  • Biznesi i vogel: 28/05/2021 21:42

    Biznesi nuk eshte ende gati per fiskalizimin. Kompanite e licensuara per softueret e fiskalizimit kane asistence te dobet. Kur te shpertheje fluksi dhe kerkesa per suport ne Korrik dhe Gusht ato do shemben fare. Shteti duhet tu jap kohe bizneseve edhe disa muaj duke futur me detyrim ne skeme vetem bizneset e medhaja me 1 Korrik, ose duke e lene opsionale per disa muaj.

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 28/05/2021 20:46

    Po kostot e fiskalizimit kush i paguan apo keni te drejte nuk eshte takse quhet kosto ne bilanc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet