Mijëra besimtarë myslimanë në gjithë Kosovën, pas 30 ditë agjerimi, falën sot namazin e Bajramit të madh. Gjatë manifestimeve në Xhaminë e Madhe qëndrore të Prishtinës, myftiu i Kosovës Naim Tërnava, iu drejtua besimtarëve të shumtë të ulur në sheshin përpara xhamisë, duke u lutur për paqe, begati dhe tolerancë.
Në takimin me besimatarët ai u shoqërua edhe nga kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora.
Në fjalën e tij myftiu shtoi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës. Ai konfirmoj përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) kundër çdo terrori me ngjyrime fetare.
“Nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit... Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëjë keq vendit tonë duke futur pasiguri, mosbesim e vrasje mes nesh.
Rikonfirmojmë edhe njëherë që përkushtimi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë që jemi kundër ekstremizmit të çfarë do ngjyrimi fetar, qoftë kundër terrorizimit në emër të fesë” , u shpreh ai.
Pritja tradicionale e festës së Fitër Bajramit, në Bashkësinë Islame të Kosovës, filloj në orën 9:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 12:00.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO