TIRANË - Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Festa vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.
Edhe në Shqipëri besimtarët muslimanë u mblodhën në orët e para të ditës së sotme nëpër xhami dhe sheshe të qyteteve kryesore dhe falën namazin e festës. Pas lutjes së Fitër Bajramit, besimtarët shkëmbyen vizita në shtëpitë e të afërmëve dhe ndajnë me familjet e varfëra dhurata simbolike.
TIRANE
Në Tiranë, ceremonia zyrtare e kësaj dite u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Falja e Fiter Bajramit u bë në orën 06:34. Qindra besimtarë muslimanë zhvilluan ritin e faljes në xhaminë e Et'hem Beut si dhe në ambientet përreth saj. Komunitetin mysliman do ta vizitojnë paraditen e ditës së sotme drejtuesit më të lartë të shtetit dhe personalitete të tjera të njohura, të cilët do të përcjellin urimet e tyre me rastin e Fiter Bajrami.
SHKODER
Në Shkodër për të tretin vit radhazi besimtarët musliman kanë kremtuar faljen e namazit të Fitër Bajramit në sheshin kryesor të qytetit. Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari ka uruar të gjithë besimtarët mysliman te cilët ishin mbledhur në këtë shesh, ndërsa ka kërkuar nga besimtarët musliman që të deshmojnë Islamin në realitetet shqiptare, në cdo moment të jetës së tyre. Pasi kanë kryer ritin e faljes në qënder të qytetit, i cili për myslimanët e metropolit veriror është kthyer në një traditë, përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të komuniteteve fetare kanë kryer vizita pranë myftinisë së Shkodres.
KAVAJE
Një festë krejt ndryshe ajo e Bajramit në qytetin e Kavajës. Një tortë 15 metra e gjatë dhe një koktei është shtruar në sheshin kryesor të qytetit ku dhe është mbajtur falja e Namazit. Të gjithë qytetarët kanë qenë të ftuar në këtë festë të madhe e cila nisi në orën 06:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm. Torta dhe koktei ishin organizuar nga bashkia e Kavajës. Pas festës kreu i bashkisë Elvis Roshi vizitoi komunitetin musliman ku premtoi se së shpejti do të përfundojë projekti i një xhamie të madhe në qendër të qytetit, vlera e së cilës do të shkojë në 2 milionë euro. Gjithashtu bashkia premtoi marrjen përsipër të pagesës së faturave të energjisë elektrike të xhamisë së Kavajës.
GJIROKASTER
Në Gjirokastër, Gëzim Dugaj, Myftiu i qytetit të Gjirokastrës, ka falenderuar besimtarë musliman, të cilët morën pjesë në pastrimin e shpirtit për më shumë mirësi dhe harmoni midis njerëzve. “Pas 30 ditë agjërim dhe lutje për Allahun, tashmë besimtarët mund të fillojnë një jetë të re, pasi shpirti i tyre është pastruar nga mëkatet e përditshme" Gjithashtu, festa e Fitër Bajramit është kremtuar dhe në rrethin e Përmetit, Tepelenës, Sarandës, Delvinë etj.
ELBASAN
Në qarkun e Elbasanit në mbi 100 xhami është zhvilluar ceremonia madhështore të Faljes së Fiter Bajramit. Ndërsa në qytet falja u zhvillua në sheshin qendror para portës kryesore të Kalasë së Elbasanit me pjesëmarrjen e rreth tre mijë besimtarëve myslimanë të të gjitha grupmoshave dhe profesioneve nga më të ndryshmet. Gjatë këtij riti besimtarët u përshëndetën nga myftiu Agim Duka dhe teologë të tjerë.
FITER BAJRAMI
Sipas fesë myslimane Fitër Bajrami shëmbëllen me një ditë paqeje, ku besimtari vendos paqen në zemrën e tij, i mbështetur në ligjet e Zotit dhe duke përjetuar një jetë të devotshme. Bajrami është ditë e madhe ku manifestohet mëshira, falja, bujaria, humanizmi dhe përkujtimi i dashurisë ndërmjet njerëzve. Në këtë ditë, besimtarët myslimanë festojnë dhe gëzojnë arritjet e tyre gjatë Ramazanit në shërbim të Zotit. Festa e Bajramit për besimtarët myslimanë paraqet dashuri, lumturi, harmoni e bashkim në çdo aspekt të jetës. Në këtë ditë gërshetohet gëzimi dhe harmonia që duhet të hyjnë në çdo zemër e shtëpi.
Në mesazhin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman shprehu mirënjohjen për besimtarët që agjëruan muajin e Ramazanit. Ai theksoi se Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët, e cila ka lënë gjurmë të thella, duke i dhënë atyre energji dhe emocion të veçantë.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com