Tiranë/ Fitoi 200 mijë euro brenda një viti duke shfrytëzuar për prostitucion 16 femra të huaja online, 'Escort' shpall në kërkim 36-vjeçarin (EMRI)
Eurot dhe materialet e sekuestruara nga policia
Tiranë- Një 36-vjeçar që akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion nëpërmjet faqeve online 16 femra të huaja, kryesisht braziliane dhe kolumbiane, u shpall në kërkim nga Policia e Tiranës ditën e sotme (4 Shkurt).
Burime zyrtare konfirmuan se finalizuan operacionin e koduar “Escort 1”. I dyshuari Marini Nastimi, banues në kryeqytet, rezulton se përgjatë një viti kishte arritur të fitonte një shumë të konsiderueshme me rreth 200 mijë euro nga kjo veprimtari e paligjshme.
Gjithashtu u proceduan penalisht 16 shtetase me origjinë braziliane dhe kolumbiane, që ushtronin prostitucion në ambiente me qira ditore. U sekuestruan 7000 euro dhe 6 celularë.
"Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë në bashkëpunim dhe me DVKM Tiranë, në zbatim të planit të masave me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit, kanë evidentuar dhe goditur një rast, në kuadër të operacionit “Escort 1”. Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi: M. N., 36 vjeç, (Marini Nastimi), banues në Tranë. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetas me huaj për dërgimin në Shqipëri dhe më pas i rekrutonte shtetaset e huaja, nga Kolumbia dhe nga Brazili, me qëlim shfrytëzimin për prostitucion, duke përdorur faqe online. Këtë aktivitet e ushtronte në ambiente me qira ditore, të cilat i siguronte nëpërmjet agjencive të ndryshme", njofton policia për hetimet.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se teksa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.8%
-
Pak
59.9%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 1578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tjetërsimi i 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit, GJKKO dënon me 10 muaj burg ‘Rrumin e Shijakut’! SPAK kërkoi 3 vite heqje lirie
6 Shkurt, 13:05
-
Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe
6 Shkurt, 12:32
-
Tiranë/Goditet grupi shqiptaro - kosovar i falsifikimit të dokumenteve! 3 mijë euro për pasaporta amerikane, 2500 dokumentet e BE-së
6 Shkurt, 10:58
-
Zjarri tek bodrumi i Spitalit Psikiatrik, Policia: Shkak shkëndija elektrike
6 Shkurt, 10:45
-
“Ia kalove Enverit?' Rama: S’e lë pushtetin nëse ata që ma kanë dhënë do ma japin sërish! Protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë, si hudhër të mos na marrin mësysh
6 Shkurt, 08:40
-
Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria! Petraj: Përgjegjësia duhet kapur nga niveli i poshtëm
5 Shkurt, 19:22
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
Tiranë/ Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, punonjësja denoncoi ngjarjen
5 Shkurt, 16:25
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Tiranë/ Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari
5 Shkurt, 14:58
-
Vrasja e postierit në Kamëz, RENEA bastis sërish banesën e Ervis Lamit! Nuk gjendet aty, dyshime se u arratis në Kosovë (VIDEO)
5 Shkurt, 13:24