FIER- Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati është vetë ofruar për të dhuruar plazmën për pacientët e sëmurë me koronavirus.

Nallbati, si një pacient i cili ka dalë të fitojë betejën me COVID-in, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga Ministria për të dhuruar plazmën, që mund të ndihmojë për shërimin e pacientëve të tjerë.

Më herët, ka dhuruar plazmën mjeku Skënder Brataj, por edhe mjeku Roland Xhaxho.