Mos i lini fëmijët në makinë as për pak minuta. Ky është apeli që përcolli në Report TV drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke paralajmëruar se temperaturat brenda automjetit mund të rriten me shpejtësi dhe të bëhen fatale.

"Një veti e keqe është që i lemë për 5 minuta në makinë dhe kthehem shpejt. Për 10 minuta, temperatura në makinë mund të rritet me 20 gradë dhe shkon në 50-60 gradë. Nëse ti vonohesh, fëmija denatyrohet, humbet jetën. E njëjta gjë vlen edhe për një moshë të tretë. Nuk ndryshon asgjë po ule xhamin. Është llamarina ku bie dielli. Fëmija i vogël nuk kërkon ujë po nuk i dhe. Edhe mosha e tretë nuk i shkon në mend të pijë ujë, por uji u duhet” tha Brataj.


Lajmi kryesor:

Pse vapa rrit rrezikun për infarkt? Skënder Brataj shpjegon në Report TV çfarë ndodh me zemrën kur organizmi dehidratohet