Marrëdhënia e Ilir Shaqirit dhe Monika Lubonjës është komentuar shumë nga publiku për shkak të miqësisë së tyre me uljet dhe ngritjet e saj gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi. Edhe pse gjatë formatit u duk se gjakërat midis tyre ishin qetësuar, së fundmi ata kanë bërë disa deklarata për njeri-tjetrin ku është zbuluar se marrëdhënia e tyre nuk është aq e mirë.
Ndërkohë, ditën e sotme, Ilir Shaqiri ka folur gjatë për Monikën. Ai tha se ka qenë shumë i sinqertë me Monikën, por nuk i ka pëlqyer anashkalimi i saj në lojë, duke u përqëndruar më shumë tek miqësia me Donaldin.
“Kam patur një marrëdhënie shumë të sinqertë me Monikën. Na lidhte epoka e jetës dhe konceptet e disiplinës e respekti. Mirëpo gjatë rrugëtimit të saj, ajo pati një lloj devijimi në shoqëri. Nëse ajo do më linte të kuptoja se kush është kundrejt meje, nuk do të kisha dalë në ato konkluzione. Ajo vendosi të pranonte shakatë e Donaldit dhe mirë bëri.”- u shpreh ai.
Rikujtojmë se gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, një nga debatet e fundit midis dyshes ka qenë gjatë një bisede me banorët, ku Monika e akuzon se ka luajtur me të gjatë gjithë kohës.