Mes emocioneve dhe zërit që i dridhej, çiklisti 20-vjeçar Gabriele De Fabritis foli shqip pasi fitoi Etapën e Parë në Turin e 82-të Çiklistik të Shqipërisë. Gabriele De Fabritis, i ati i të cilit është italian dhe nëna shqiptare, ka lindur dhe është rritur në Itali.
Djaloshi ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë dhe atë pak shqipe që flet e ka mësuar nga pushimet që kalonte në vendin tonë. Ky sukses i dedikohet dy gjyshërve të tij që kanë ndërruar jetë.
"Faleminderit, kam fituar me sprint. Jam shumë i gëzuar. Jam rritur në Itali, babi është italian dhe mami shqiptare. Kam qenë këtu për pushime shumë herë. Gara e sotme ka qenë shumë e vështirë. Pretendimet? Po, dua të fitoj. Dedikim? Për të dy gjyshërit, shqiptar dhe italian që kanë ndërruar jetë", tha Gabriele De Fabritis për mediat.
E veçanta e De Fabritis në këtë garë ishte se mbante fanellën e Shqipërisë dhe kaskën me ngjyrat italiane.
Lajmi kryesor:
Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë / Mbyllet Etapa e Parë nga Tirana drejt Shkodrës, fiton italo-shqiptari Gabriele De Fabritis: Garë e vështirë

