Fitoi lotarinë miliona euroshe në Gjermani, 43-vjeçari turk trazon rrjetin me deklaratën: Mund të përballoj 2 gra, e 3 është porositur

Fitoi lotarinë miliona euroshe në Gjermani, 43-vjeçari turk trazon rrjetin me deklaratën: Mund të përballoj 2 gra, e 3 është porositur

Kursat Yildirim, një shtetas turk me banim në Gjermani, u bë një ndër njerëzit më të përfolur disa kohë më parë në mediat gjermane, pasi në 24 shtator të vitit 2022, ai fitoi një lotari me vlerë 8.6 milionë funte.

Shtetasi turk nuk hezitoi të bënte shpenzime kolosale sapo shuma marramendëse kaloi në llogarinë e tij, duke blerë makina dhe prona të shtrenjta.

I ekzaltuar nga ndryshimi rrënjësor i jetës së tij falë lotarisë së fituar, Yildirim së fundmi ka bërë një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram’, ai u shpreh se falë pasurisë së tij, tashmë mund të përballoje dy apo edhe tre gra.

43-vjeçari u shfaq në rrjetet sociale teksa dukej që fliste me një vajzë zeshkane, pavarësisht të dashurës së tij aktuale.

"Një arabe, një gjermane. Tani kam dy gra, njerëz. E treta tashmë është porositur”,- është shprehur ai.

Pavarësisht revoltës “virtuale” të ndjekësve të tij, ka patur edhe persona që kanë mbështetur dhe justifikuar deklaratën e 43-vjeçarit turk.

"Për të gjithë ata që e urrejnë, Kurani i lejon një burri musliman 4 gra, për sa kohë që ai mund të kujdeset për të gjithë dhe t'i trajtojë ata në mënyrë të barabartë”,- shkruante një komentues.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja